Publikimet
Departmentet › Departamenti Prokurimit dhe Projekteve të Vecanta


Fushëveprimtaria e Departamenti të Prokurimit


• Zyrtari i prokurimit sipas Ligjit të ri të prokurimit publik merret me dhënien apo nënshkrimin e kontratave në përputhje me LPP-në;
• Formon komisionet për hapjen dhe vlerësimin e ofertave;
• Monitoron, vlerëson punën, organizimin dhe funksionimin e sektorëve në kuadër të departamentit  të prokurimit;
• U ofron ndihmë zyrtarëve të sektorëve të divizioneve;
• Departamenti i Prokurimit i shqyrton dhe i realizon kërkesat e parashtruara nga të gjitha departamentet që gjinden në kuadër të MPMS-së;
• Organizimi i workshopeve lidhur me prokurimin e mallrave dhe shërbimeve.

Sektori i Prokurimit

• Ka të bëjë me furnizime me mallra të ndryshme, shërbime dhe ndërtime që kërkohen nga MPMS-ja;
• Së pari duhet të shqyrtohet dhe të analizohet kërkesa, të bëhet hulumtimi i tregut, si për nga çmimi po ashtu edhe për nga cilësia;
• Të bëhet zotimi i mjeteve për kërkesë dhe nëse kemi disponueshmërinë e mjeteve fillon procedura e prokurimit;
• Nëse paraqiten kërkesa të shumta për një artikull, p.sh. pajisje kompjuterike, atëherë duhet që të përgatitet dokumenti tenderues si dhe të publikohet me afat e në përputhje me rregullat e LPP-së;
• Pastaj zyrtari i pranimit dhe inspektimit e verifikon mallin e prokuruar nëse vërtet përputhet me fletë dërgesë dhe e proceson fletëpranimin që ia dedikon kërkesës së parashtruar për atë mall nga ndonjë departament, ku duhet të nënshkruhet parashtruesi i kërkesës dhe dorëzohet te kryesuesi apo zyrtari i prokurimit për lëshim për pagesë;
• Formohet edhe komisioni për pranimin e objekteve të renovuara apo të ndërtuara në kuadër të ministrisë ashtu siç parashihet në LPP.

Sektori i Kontrollit të Inventarizimit dhe të Pronës:

• E monitoron Inventarin e MPMS-së;
• E bën regjistrimin pronës dhe inventarizimin që e posedon MPMS-ja;
• E bën vendosjen e barkodeve në inventar;
• E bën ngarkim-shkarkimin e inventarit nga lëvizjet e secilit punëtor të ministrisë që bëhet në kuadër të      ministrisë;
• E formon Komisionin për hedhjen e inventarit që është i dëmtuar krejtësisht;
• E formon Komisionin për dhënien e inventarit që është ende për përdorim si dhuratë ndonjë shoqate;
• Regjistrimin e inventarit e bën edhe me shkrim edhe në mënyrë elektronike;
• Në çdo kohë duhet ta ketë të gatshme gjendjen e inventarit nesë kërkohet nga ndonjë qendër e ministrisë.

Sektori i Projekteve të Veçanta:

Inxhinieri civil është përgjegjës për planifikimin mirëmbajtjen dhe zhvillimin e MPMS-së dhe infrastrukturën;

• Asistimi në planifikimin e aktiviteteve të punëve publike ndërtimore, renovuese e të tjera për tërë ministrinë;
• Asistimi në përgatitjen e dokumenteve që përshkruajnë punët , orarin dhe dokumentet e nevojshme për kryerjen e këtyre punëve;
• Asistimi në vlerësimin e dokumenteve të tenderit si dhe përgatitjen e tyre për kontratë;
• Përgatitja e dokumenteve për tenderët e ndërtimit;
• Me një kooperim të përafërt me stafin e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, inxhinieri do ta analizojë riparimin dhe nevojat e investimeve dhe do t’i menaxhojë projektet e renovimit për ministrinë;
• Në detyrë po ashtu do të jetë përgjegjës për zhvillimin sistemit të sigurimit, infrastruktura e TI-së dhe mundësi hyrje në ndërtesë;
• Monitoron përdorimin e pajisjeve në MPMS, siguron çmimin e nevojshëm për zhvillimin e bazuar në kërkesat operacionale përfshirë edhe pronësinë;
• Zhvillon planet për riparimin e pajisjeve dhe projektet e rikonstruktimeve;
• Menaxhon riparimin e pajisjeve dhe projektet e renovimeve, në bashkëpunim me zyrtaret e Bankës Botërore, bazuar në rregullat e CFA-së dhe direktivat e Bankës Botërore;
• Bën matjen e punëve për riparimin e zyrave,objekteve si dhe parallogaritë për ndërtime të reja kapitale;
• Përgatit faturat e sasisë, dokumentet kontraktuese për secilën pozitë dhe përgatit memon për pagesë sipas faturës kuptohet për punët e kryera;
• Monitoron disa projekte njëherësh dhe siguron se shuma e projektit të jetë e justifikuese;
• Merr detyra tjera nëse i caktohen nga ministria.