Departmentet › Departamenti për Politika Sociale dhe i Familjes › Fushëveprimtaria
Departamenti për Politika Sociale dhe i Familjes

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e politikave sociale dhe të familjes;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e politikave sociale dhe familjare;

1.3. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e standardeve për shërbime sociale dhe familjare;

1.4. Trajton kërkesat për licencim të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare; 

1.5. Menaxhimi me skemat e përfitimeve në kesh për familjet e varfra, fëmijët me aftësi të kufizuara 1-18 vjeç dhe me pagesat për strehim familjar;

1.6. Harton analiza në fushën e politikave sociale dhe familjare;

1.7. Planifikon dhe merr pjesë në administrimin e projekteve të cilat financohen nga fondet e BE-së dhe organizatave e tjera mbështetëse vendore dhe ndërkombëtare;

2. Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni për Politika Sociale

3.2.Divizioni për Planifikim dhe Përfshirje    Sociale;

3.3. Divizioni për Shërbime Sociale;

3.4. Divizioni për Ndihma Sociale; dhe

3.5. Divizioni për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Personat e Moshuar.    

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjare është dyzet e tetë (48).