Publikimet
Departmentet › Departamenti për Politika Sociale dhe i Familjes › Divizioni për Shërbime Sociale
Divizioni për Shërbime Sociale

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime Sociale  janë:

1.1. Sigurimi i funksionimit të shërbimeve sociale dhe familjare;

1.2. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e standardeve dhe procedurave për shërbime sociale, në harmoni me standardet e BE-së;

1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për shërbime sociale në harmoni me standardet e BE-së;

1.4. Koordinon aktivitetet me institucionet relevante;

1.5. Monitoron punën e shërbimeve sociale në Qendra për Punë Sociale;

1.6. Bashkëpunon me organizatat jo-qeveritare në fushën e shërbimeve sociale; 

1.7. Propozon dhe harton programe për ngritjen e aftësive profesionale të zyrtarëve të shërbimeve sociale;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Sociale raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare. 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbime Sociale është dhjetë (10).