Publikimet
Departmentet › Departamenti për Politika Sociale dhe i Familjes › Divizioni për Planifikim dhe Përfshirje Sociale
Divizioni për Planifikim dhe Përfshirje Sociale

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim dhe Përfshirje Sociale janë:

1.1. Koordinon aktivitetet në procesin e planifikimit buxhetor për shërbime dhe përfshirje sociale;

1.2. Siguron që politikat për mirëqenien sociale prezantohen në bazë të të dhënave mbi varfërinë në Kosovë dhe që politikat buxhetore për rritjen e mirëqenies sociale janë kompatibile me mundësitë buxhetore;

1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e  dokumenteve të politikave/strategjive për avancimin e shërbimeve të përfshirjes sociale;

1.4. Raporton mbi efektin e pagesave sociale;

1.5. Koordinon aktivitetet me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Ministrinë e Financave (MF) për analizimin e lëvizjes së çmimeve të shportës së ushqimeve për caktimin e nivelit të vlerës së përfitimeve;

1.6. Ofron mbështetje në procesin e planifikimeve buxhetore për përfshirje sociale në komuna;

1.7. Identifikon nevojat për financim nga fondet e BE-së dhe donatorët e tjerë të cilët ofrojnë mbështetje për zhvillimin e sektorit të politikave sociale dhe të përfshirjes sociale;

1.8. Menaxhon procesin e regjistrimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Përfshirje Sociale raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Përfshirje Sociale është dhjetë(10).