Departmentet › Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim › Divizioni për Koordinim të Politikave
Divizioni për Koordinim të Politikave 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë:

1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare;

1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion;

1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;

1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;

1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është tre (3).