Departmentet › Departamenti Ligjor › Fushëveprimtaria
Departamenti Ligjor

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:  

1.1. Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit me Departamentet dhe me njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë përkatëse.

1.2.Është përgjegjës për finalizimin e te gjitha projektakteve normativ;

1.3.Siguron  përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ministria përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian-Acqius të BE-së, në bashkëpunim me departamentet, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt akteve normative, duke përfshirë përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë (DeP) dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP);

1.4.Ofron opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë ;

1.5.Bashkëpunon me Zyrën Ligjore për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe për aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit; 

1.6. Identifikon dsipozitat ligjore te akteve normative te cilat jane të pazbatueshme;

1.7. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë  në Gjykatë;

1.8. Koordinon aktivitetet për zbatimin e legjislacionit me njësitë përkatëse të ministrisë si dhe me ministritë tjera dhe Qeverinë;

1.9. Mban dhe përditëson regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë ;

1.10. Dërgon aktet nënligjore në Zyrën Ligjore pas miratimit të tyre nga ministri;

1.11. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;

1.12. Harton propozim vendime, propozime të  materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;

1.13. Shqyrton te gjitha parashtersat dhe ankesat e personave fizik dhe juridik, kunder vendimeve te organeve pergjegjse te MPMS, sipas procedurave dhe afateve ligjore te percaktuara me legjislacionin e aplikueshem;

1.14. Kryen detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin përkatës

2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit Ligjor të MPMS-së bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 

3.1. Divizioni për Hartimin  dhe Harmonizimin e Legjislacionit;

3.2 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të    Bashkëpunimit  Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;

3.3. Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave.
 
4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është shtatëmbëdhjetë (17).