Publikimet
Departmentet › Departamenti i Shërbimeve Qëndrore Administrative  › Divizioni i Personelit

Fushëveprimtaria e Divizionit të Administratës së personelit

Divizioni i Administratës, përgjegjës për dhënjen e këshillave profesionale autoritetit të punësimit mbi të gjitha çështjet e menaxhimit të personelit dhe në këtë drejtim zhvillon linjat e veprimit dhe planet për menagjimin e personelit ekzistues si dhe rekrutimin e personelit të ri në përputhje me Ligjin e Shërbimit Civil të Kosovës, mbikqyrë dosiet e personelit,udhëheqë komisionin disiplinor për rastet e shkeljes së Ligjit të Shërbimit Civil, mban evidencat për furnizim dhe shpenzimet e derivative,regjistrimin e autometeve të MPMS etj.
Divizioni i Administratës së personelit përbëhet nga: Sektori i Rekrutimit, Sektori i Pagave dhe i Bazës së të Dhënave, Sektori për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore.

Detyrat dhe Obligimet e Njesisë të Rekrutimit

• është përgjegjës për përpilimin e drafteve të konkurseve për shpallje, propozimin e komisioneve rekrutuese në të cilat komisione merr pjesë drejtëpërdrejt gjat rekrutimit;

• është drejtëpërdrejtë i kyqur në zbatimin e procedurave disiplinore, ku Udhëheqësi i këtij divizioni në bazë të ligjit është i emëruar kryetar i komisionit disiplinor;

• përcjellë gjdo ankesë të parqitur nga ana e publikut apo nëpunësit civil të MPMS që ka të bëjë me rekrutimin apo ndaj vendimit të komisionit disiplinor në të gjitha fazat e ankesave;

• propozon Sekretarit të Përhershëm anëtarët e komisionit disiplinor dhe të ankesave për miratim (komisionet të parapara me Urdhëresën administrative 2003/02);

Njesia e Pagave dhe i Bazës së të Dhënave

• është përgjegjës për mbajtjen e freskëta të dosjeve elektronike dhe të shkruara të personelit të MPMS në përputhje me L.SH.C.K, shtypjen e kontratave të punës;

• përpilon raporet mbi statistkën e personelit të MPMS, duke përfëshir: strukturen etnike,gjinore,kualifikimin,përvojën etj;

• është përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me divizionin e pagesave në MSHP për inkorporime,ndryshime në listën e pagave;

• është përgjegjës për vëzhgimin e vlerësimit të punës dhe siguron standarde efektive të raportimit;

Detyrat dhe Obligimet e Njesisë të Zhvillimeve të Burimeve Njerëzore

• është përgjegjës për identifikimine nevojave për trajnimin e personelit të MPMS së bashku me menagjerët drejtues të departamenteve dhe divizioneve tjera;

• është përgjegjës për përgaditjen vjetore të aktiviteteve trajnuese dhe sigurimit se programet trajnuese po zhvillohen me sukses;

• është përgjegjës për gjetjen e ofertuesve më të mirë për ofrimin e trajnimeve të nevojshme për personelin e MPMS

• është përgjegjës për mbajtje të shenimeve të sakta mbi trajnimet e kryera nga ana e personelit.