Departmentet › Departamenti i Pensioneve › Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollit
Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Monitorimit dhe Kontrollit janë:
   
1.1. Monitorimi dhe kontrollimi i zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore të përfituesve të  skemave të pensioneve dhe beneficioneve;

1.2. Hulumtimi i parregullsive dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë aplikimit të skemave pensionale;

1.3. Identifikimi dhe korrigjimi i lëshimeve dhe gabimeve eventuale lidhur me procedurat e përfitimeve nga skema pensionale;

1.4. Bashkëpunimi me institucionet nga të cilat mund të furnizohet me informata nga agjencitë dhe institucionet ne nivel qendror dhe lokal si dhe institucionet e kultit;

1.5. Bashkëpunimi me të gjitha bankat komerciale lidhur me ndërrimin e llogarive bankare sipas kërkesës së palëve;

1.6.  Mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave bazuar në kërkesën e palës dhe zyrtarëve lokal;

1.7. Identifikimi dhe përpilimi i kërkesave për kthimin e mjeteve financiare të fituara në mënyrë të kundërligjshme apo pasurim pa bazë;

1.8. Bashkëpunimi me Zyrat e Pensioneve lidhur me vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm monitorues  për identifikimin e gabimeve të pagesave eventuale; 

1.9. Ndihmon në monitorimin dhe raportimin e zbatimit të objektivave të departamentit;

1.10. Monitorimi dhe kontrollimi i ligjshmërisë së vendimmarrjes për përfituesit nga Zyrat e Pensioneve;

1.11. Menaxhon me ekipin dhe stafin e kontrollit dhe mbikëqyrjes.

2.  Udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Kontroll raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Monitorimit dhe Kontrollit është tetë (8).