Departmentet › Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgji. › Fushëveprimtaria
Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

1.   Detyrat dhe përgjegjësitë e  Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
janë:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 

1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit  të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;

3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;

3.3. Divizioni i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin  e  Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është dyzet (40)