Departmentet › Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgji. › Divizioni për Buxhet dhe Financa
Divizioni për Buxhet dhe Financa

1. Detyrat  dhe përgjegjësitë e  Divizionit  për Buxhet dhe Financa janë:

1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;

1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;

1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;

1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;

1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;

1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

2. Udheheqësi i Divizionit të Buxhetit dhe Financave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është dhjetë (10)