Departmentet › Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Inv... › Fushëveprimtaria
Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës janë:

1.1. Hartimi dhe promovimi i politikave të MPMS-së nga fusha e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;

1.2. Administrimi me skemën pensionale për kategoritë e luftës;

1.3. Planifikimi dhe koordinimi i programit të përgjithshëm të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;

1.4. Realizimi i pagesave për skemën e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës dhe mbajtja e regjistrave dhe statistikave për shpenzimet e pagesave;

1.5. Hartimi dhe publikimi i analizave dhe statistikave në fushën e politikave të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;

1.6. Monitorimi i zbatimit të ligjshmërisë së përfituesve të  skemave të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;

1.7. Hulumtimi, identifikimi dhe korrigjimi i lëshimeve eventuale lidhur me procedurat e përfitimeve nga skemat pensionale;

1.8. Menaxhimi me kohë i pagesave të pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me dokumentet kontraktuale në mes të Ministrisë dhe ndonjërës nga bankat e vendit;

1.9. Përgatitja dhe planifikimi i kërkesave buxhetore për departament dhe prezantimi i tyre para organeve përgjegjëse brenda dhe jashtë MPMS-së;

1.10. Menaxhimi i buxhetit për pagesat e beneficioneve dhe mbajtja e regjistrave dhe statistikave për pagesat e pensioneve.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës bëjnë pjesë këto divizione:

3.1. Divizioni i Skemave për Kategoritë e  Luftës;

3.2. Divizioni për Realizimin e të Drejtave dhe

3.3. Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollit

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e  Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës  është njëzet (20).