Publikimet
Departmentet › Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Inv... › Divizioni i Skemave për Kategoritë e Luftës
Divizioni i Skemave për Kategoritë e Luftës

1. Detyrat dhe  përgjegjësitë e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës janë;

1.1. Inicimi i procedurave për nxjerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore që kanë  të bëjnë me pensionet  dhe beneficionet për kategoritë e luftës;

1.2. Zbatimi i kornizës ligjore për realizimin e të drejtave të përfituesve nga skema e pensioneve dhe beneficioneve;

1.3. Planifikimi dhe organizimi i aktiviteteve për zbatimin e pagesave nga skema e pensioneve dhe beneficioneve;

1.4. Koordinimi i punës me zyrtarët e pensioneve në nivel lokal, për zbatimin dhe realizimin e objektivave të përcaktuara nga departamenti;

1.5. Menaxhimi me bazën e të dhënave dhe  krijimi i regjistrave elektronik për të gjithë përfituesit sipas skemës  së pensioneve dhe beneficioneve;

1.6. Hapja e llogarive bankare për përfituesit e skemës së pensioneve dhe beneficioneve;

1.7. Zbatimi i marrëveshjeve dhe kontratave me bankat komerciale apo institucionet tjera mikrofinanciare për realizimin e pagesave të pensioneve dhe beneficioneve;

1.8. Kujdesi dhe adresimi i çështjeve për pagesat e tepërta dhe pensioneve të papaguara;

1.9. Përcaktimi dhe zhvillimi i procedurave administrative për aplikim dhe realizimin e të drejtës për pension;

1.10. Monitorimi dhe kontrollimi i zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore së përfituesve të  skemave të pensioneve dhe beneficioneve.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Invalidëve të Luftës dhe Familjeve të Dëshmorëve.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Skemave për Kategoritë e Luftës është dymbëdhjetë (12).