Publikimet
Departmentet › Departamenti i Buxhetit dhe Financave

Fushëveprimtaria Departamentit të Buxhetit dhe të Financave

Departamenti i Buxhetit dhe i Financave është përgjegjësi për koordinimin dhe menaxhimin financiar të buxhetit vjetor të te gjithave organizatave buxhetore si dhe sigurimi më me shumë përgjegjësi për shpenzimet e mjeteve financiare;
Koordinon dhe siguron shfrytëzimin sa më efektiv transparent të parave të donatorëve në pajtim me qëllimet dhe pranimet e miratuara;
Organizon dhe mban takime pune ( workshop ) në kundër të Ministrisë me të gjithë nëpunësit financiarë nëpër rajonale;
Mbikëqyrjen e realizimin pagesave finale për të gjitha organizatat buxhetore të MPMS-së.

Sektori i Financave dhe të Pagesave:

• Është përgjegjës për kontrollim dhe verifikim të të gjitha kërkesave për pagesë duke u bazuar në kompletimin e tërë dokumentacionit përkatës për pagesa, kërkesën, faturën raportimin e pranimit;
• Është përgjegjës për zbatimin e saktë të proceduarve të kontabilitetit të Thesarit bazuar në plotësimin e saktë të kodeve ekonomike dhe organizatave për të gjitha organizatat buxhetore brenda MPMS-së;
• Evidentimi i të gjitha kërkesave për pagesë në librin e regjistrimeve, si dhe kontrollimit dhe mbikëqyrjen e realizimit të pagesave nga MEF-i për të gjitha organizatat buxhetor ;
• Certifikim i të gjitha lëndëve bazuar në dokumentacionin përkatës në harmoni me rregullat e Thesarit.

Sektori Rajonal Financiar

• Përgatiti dhe shpërndan alokimet për të gjitha zyrat rajonale të punësimit, Qendra e Punës Sociale dhe Qendra e Aftësimeve Profesionale;
• Bën mbikëqyrjen e vazhdueshme rreth zbatimi të rregullave dhe procedurave financiare të caktuara nga MEF-i nga ana e nëpunësve financiarë nëpër zyrat rajonale;
• Përgatit raportet mujore në lidhje me shpenzimet e alokimeve për çdo qendër rajonale;
• Qëndron në kontakt të përhershëm me qendrën rajonale për çdo kërkesë për mjete financiare.