Publikimet
Ballina › Zëvendësministrat
VESEL MAKOLLI - U lind më 14.02.1954 në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, përndryshe nga viti 1957 familja e tij jeton në Prishtinë,  ku z. Makolli  është  rritur dhe tani vazhdon të jetoj.
Përgatitja profesionale dhe përvoja e punës: 
Z. Makoolli me profesion është inxhinier i makinerisë në profilin hekurudhor.
Provimin profesional shtetëror për  hekurudha e kreu  pranë Komisionit Federativ në Beograd. 
Ka kryer specializime në ketë lami në Hungari dhe Kroaci. 
Gjithashtu ka kryer trajnime për shërbimet civile .
Ishte drejtor shumë vjeçar në Hekurudhat e Kosovës  (1983-1989).
Drejtor i transportit dhe zv/drejtor gjeneral në Hekurudhat e Kosovës, pas luftës. 
Drejtor i parë i pas luftës i Drejtorisë  për Shërbime Publike, Transport dhe Ambient i Komunës së Prishtinës. 
Drejtor i shtypshkronjës ‘‘Rilindja’’ në Prishtinë.
Mësimdhënës në shkollën e mesme teknike për profilet e hekurudhave, në vitet 1983-1987 dhe 1990-1996 (në shtëpitë-shkolla). 
Kryetar i Sindikatave të Hekurudhës së Kosovës gjatë periudhës kohore 1983-1985. 
Përfaqësues i Hekurudhave të Kosovës në komisionet e nivelit federativ dhe evropian në vitet 1985-1989. 
Nga shkurti i vitit 2017 z. Makolli është Zv. President dhe Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së. 
Është i martuar dhe ka i 6 fëmijë.