Publikimet
Ballina › Ministri
Arban ABRASHI
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Funksionet e mëparshme:

2010 - Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Integrimeve të Kosovës.
2010 - Këshilltar i të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 
2008-2010 - Këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Angazhime në Organizata të ndryshme si: UN, OSCE dhe Bankë Botërore etj.

Funksionet politike:

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Drejtor i Administratës i Lidhjes Demokratike të Kosovës 

Jetëshkrimi: 

Arban Abrashi ka lindur në muajin Shkurt 1979 në Mitrovicë. Studimet Universitare i përfundoi në Universitetin "Hasan Prishtina" Fakulteti Filozofik, në departamentin e Shkencave Poltike në 2004. 

Në 2006 Magjistroi në Universitetin e Sussex në Britani të Madhe, në fushën e Integrimeve Europiane.
Z. Abrashi është përfitues i disa bursave prestigjioze, si dhe përfitues nga programet e trajnimeve për qeverisje, ka përfituar bursë nga Komisioni Europian, përvojë praktike në Parlamentin Evropian, në Bruksel, si dhe ka kryer programin e Edukimit Ekzekutiv nga Universiteti i Harvard-it, të SHBA-së.

Arban Abrashi është i martuar, dhe ka një fëmijë, dhe jeton në Prishtinë.