Publication
Departments › Pension Administration Department
Scope of the Department of the Kosovo Pension Administration

DAPK-ja, në kuadër të fushëveprimtarisë së saj, zbaton dhe i operracionalizon politikat e MPMS-së nga sfera e pensioneve dhe beneficionëve në territorin Kosovës;

• Planifikon, organizon,drejton dhe koordinon programin e përgjithshëm të pensioneve dhe beneficioneve përmes divizioneve; skemës se pensioneve bazike, skemës pensionale të PPAK-së si dhe sigurimin pensional invalidor sipas konventave ndërkombëtare;

• I përcakton objektivat, përparësitë dhe i harton udhëzimet për divizonet;

• I rishikon dhe i vlerëson arritjet e objektivave të programit dhe politikave në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me pensionet dhe beneficionet në Kosovë;

• Siguron mbikqyrejn dhe avancimin e ndihmës teknike të shërbimeve, kujdeset për zbatimin e skemave programore për pensionet në nivel rajonal dhe komunal;

• I operacionalizon politikat dhe harton dokumentet me rendësi strategjike për Departamentin, i miraton standardet, procedurat, rekomandimet për punën e divizionëve;

• Kujdeset që politikat, rregulloret, rekomandimet, planprogramet e punës së departamentit të janë në përputhje me vendimet e zbatueshëm dhe me kompetencat;

• E planifikon dhe e kontrollon buxhetin e DAPK-së, i përcakton dhe i justifikon kërkesat buxhetore për projektet e departamentit;

• Zbaton rregulloren mbi shërbimin civil të Kosovës 9 nevojat, disiplinat, efikasiteti në punë etj ) për personelin e DAPK-së;

• Vendos kontaktet me organizatat vendëse dhe ndërkombëtare, shoqërinë civil, agjencitë dhe institucionet me interes për qytetaret e Kosovës;

• Koordinon punën lidhur me zbatimin e konventave ndërkombëtare nga sfera e sigurimit pensional- invalidor;

• DAPK-ja raporton në nivel horizontal dhe vertikal mbi veprimtarinë e saj;

• Mban takime të rregullta me strukturën e Ministrisë, të Departamentit dhe Qeverisë;

• Në kuadër të fushëveprimtarisë së vet vlerëson rezultatet e punës së personelit Departamentit;

• Synimi i Departamentit të APK-së, në të ardhmen, do të jetë krijimi i një sistemi më të qëndrueshëm të sigurimeve pensionale-invalidore, ngase skemat e aplikuara deri me tani kanë qenë të përkohshme dhe kanë pasur qellim që sadopak ta zbusin varfërinë në Kosovë.