Publication
Departments › Legal Department
Duties and responsibilities of the Legal Department Ministry of Labour and Social Welfare (the MLSW DL)

Departamenti Ligjor është përgjegjës për:

I. Hartimin e politikave dhe të strategjive legjislative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit, me Departamentet dhe me njësitë e tjera organizative të MPMS-së;

II. Hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit, me Departamentet dhe njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e MPMS-së;

III. Sigurimin e përputhshmërisë së ligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore të propozuara/sponzoruara nga MPMS me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acqius Cummunitarie), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

IV. Dhënien e këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara nga njësitë dhe zyrtarët brenda MPMS-së , Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;

V. Përfaqësimin e MPMS-së dhe të Qeverisë në Gjykata në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, si dhe për asistimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore në favor të MPMS-së dhe Qeverisë;

VI. Sigurimin e përmbushjes së detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e MPMS-së dhe Qeverisë;

VII. Bashkëpunim me institucione të tjera të nivelit qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushëveprimtaria e MPMS-së;

VIII. Hartimin e vendimeve, propozimeve dhe të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe i MPMS-së.



Në kuadër të DL të MPMS-së funksionojnë dhe veprojnë dy divizione:

A. Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit dhe

B. Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, të mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e legjislacionit.



A. Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit është përgjegjës për :



1. Pjesëmarrjen në hartimin e politikave dhe të Strategjisë Legjislative nga fushëveprimi i MPMS-së.

2. Hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga fushëveprimi i MPMS-së.

3. Përkujdesjen për harmonizimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, të sponzoruara nga MPMS me legjislacionin e BE-së ( Acquis Communauitaire).

4. Sigurimin e përputhshmërisë së ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushat të cilat i mbulon MPMS ,me Kushtetutën e Kosovës si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

5. Ofrimin dhe sigurimin e këshillave ligjore për zyrtarët dhe njësitë organizative të MPMS-së, veçmas këshillave dhe opinioneve ligjore lidhur me zbatimin e kritereve dhe procedurave në procesin e përgatitjes së projektligjeve dhe akteve nënligjore në përputhje me Rregullorën për Punën e Qeverisë.

6. Krijimin dhe zhvillimin e legjislacionit, duke marrë për bazë kërkesat dhe propozimet e grupeve të interesit nga shoqëria civile.

7. Bashkëpunimin dhe komunikimin ndërinstitucional me institucionet e nivelit qendror dhe lokal për ndërtimin kualitativ të infrastrukturës ligjore për fushat të cilat i mbulon MPMS.

8. Përfaqësimin dhe prezantimin e MPMS –së në debate të ndryshme ligjore, ku trajtohen ligjet e kësaj ministrie apo ligjet e aplikueshme të cilat ndërlidhen me fushëveprimin e MPMS.

9. Planifikimin dhe raportimin e ecurive të zhvillimeve legjislative në kuadër të MPMS-së.

10. Hartimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit, vendimeve të ndryshme si dhe të të gjitha materialeve tjera të kërkuara nga Drejtori i Departamentit dhe Sekretari i Përhershëm i MPMS-së.



B. Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve , të mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e legjislacionit , është përgjegjës për

1. Asistimin në hartimin e politikave dhe strategjive legjislative, të cilat janë të përcaktuara dhe sajuara për zbatimin e drejtë dhe efikas të legjislacionit primar dhe sekondar të MPMS-së.

2. Mbikëqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore nga fushëveprimi i MPMS-së.

3. Raportimin periodik dhe vjetor për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fushëveprimi i MPMS-së.

4. Propozimin e nismave legjislative përmes drejtori të Departamentit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme nga fushëveprimi i MPMS-së, të cilat nuk mund të zbatohen në praktikë, kanë zbrazëtira juridike, janë në disfavor të grupeve të interesit, nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare apo dëmtojnë interesat e institucioneve të Kosovës.

5. Përfaqësimin e MPMS-së në Gjyqësorin e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, për zgjidhjen e kontesteve në favor të kësaj Ministrie.

6. Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pronësore juridike dhe mosmarrëveshjeve tjera ligjore në favor të MPMS-së,

7. Bashkëpunimin e ngushtë me Agjencionin Ekzekutiv të Inspektoratit të Punës, departamentet dhe institucionet të MPMS-së të cilat janë të ngarkuara për zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të MPMS-së.

8. Bashkëpunimin me institucionet e nivelit qendror dhe lokal për zbatimin e drejtë dhe efikas të ligjeve dhe akteve nënligjore nga fushëveprimi i MPMS-së dhe ligjeve tjera të aplikueshme të cilat ndërlidhen me politikat e punësimit dhe mirëqenies sociale.

9. Mbështetjen ligjore për zyrtarët dhe njësitë organizative të MPMS-së, veçmas në interpretimin dhe komentimin e dispozitave ligjore, për zbatimin e drejtë dhe efikas të tyre.

10. Krijimin e pikave të kontaktit me mekanizmat përgjegjës në nivel vendi për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

11. Identifikimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e subjekteve për hartimin e tyre të cilat shkojnë në funksion të zbatimit të drejtë dhe efikas të legjislacionit primar.

12. Hartimin dhe përgatitjen e akteve tjera dhe materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Departamentit dhe Sekretari i Përhershëm i MPMS-së.