Publication
Departments › Executive body of the Labour Inspectorate
Executive Agency of Labour Inspectorate

Agjencioni Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës është i themeluar prej Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në pajtim me Konventën Nr .81të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Rregulloren Nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë dhe është përgjegjës para kësaj ministrie në lidhje me koordinimin e veprimeve ekzekutive sa i përket inspektoratit të punës në Kosovë.

Përgjegjësitë dhe funksionet e AEIP-së janë të përcaktuara me Rregulloren 2003/4 të nënshkruar nga PSSP-ja, me të cilën e shpallë Ligjin nr.2002/9 për Inspektoratin e Punës në Kosovë. Detyrë parësore e AEIP-së është të bëjë mbikëqyrjen në zbatimin e dispozitave ligjore të Rregullores nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, Ligjit nr. 2003/19 për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës.

Struktura Organizative e AEIP-së është e rregulluar sipas kësaj skeme:Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale –I) Ministri – II)Kryeinspektori i Punës-III) tre zëvendësit e Kryeinspektorit të Punës ( Marrëdhënia e Punës, Siguria në Punë, Mbrojtja e Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës), IV) Inspektorët e Punës dhe V) Administrata.

Funksionin e vetë e ushtron në 30 komunat e territorit të Kosovës, nën autoritetin e ministrit të MPMS.

Prej tyre 52 janë inspektor të punës, të profilit juridik dhe profileve teknike. I gjithë stafi është me përgatitje superiore profesionale me së paku tre vjet përvojë pune.

Detyrat themelore të inspektorëve të punës janë:

1. Inspektorët e punës kontrollojnë në mënyrë unike të gjitha vendet e punës që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës, kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi, të përcaktuara në bazë të Rregullores nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, Rreg. 2003/33 e Ligjit NR. 2003/19 për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës dhe dispozitave tjera të aplikueshme në fushën e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.

2. Sigurojnë informacione dhe këshilla për zbatimin e dispozitave të aplikueshme në lëmit e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.

3. Bëjnë kontrollimin e të gjitha librave të punëdhënësve që duhet t’i mbajnë ata, në pajtim me ligjin e punës dhe sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.

4. Inspektorët e punës kryejnë inspektimin në vendin ku është shkaktuar vdekja, ose lëndimi i rëndë i një apo më shumë punëtorëve, ose ka ndodhë ndryshim në procesin e punës i cili ka rrezikuar jetën e punëtorëve.

5. Në bazë të vendimit nr. 81/06 japin pëlqimin për punë punëdhënësve në lidhje me plotësimin e kushteve të sigurisë në punë në objektet ku ushtrohet veprimtaria e punës.

6. Inspektojnë vendet e punës dhe veprojnë në ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit, moshën minimale të të punësuarve, ndalimin e punës së dhunshme ose të detyruar, në realizimin e të drejtës në organizim sindikal, marrëdhënien e punës, kontrata e punës, realizimin e pagesës së barabartë për femra dhe meshkuj për punë të njëjtë, realizimin e pagave, orarin e punës, realizimin e pushimit ditor, javor, festave zyrtare, të lehonisë, rasteve familjare, të pushimit mjekësor, të pushimit pa pagesë, pushimit vjetor, evidencën e punonjësve, kushteve të punës, trajnimeve për punë të sigurt, objekteve, aparateve kundër zjarrit, rrezatimeve, konstruksioneve, gjendjeve të makinave dhe pajisjeve të punës, mjeteve personale mbrojtëse në punë etj.

7. Inspektori i punës urdhëron ndalimin e prodhimit, ose procesit të punës aty ku ka fakte të pamohueshme dhe të verifikuara se kushtet në vendin e punës shfaqin rrezik të drejtë për drejtë për jetën shëndetin apo sigurinë e punonjësve.

8. AEIP bënë mbikëqyrjen e implementimit të rregulloreve: rregullores nr. 2004/01 për masat higjienike dhe teknike të mbrojtjes në punë dhe të rregullores 2005/02 për vlerësimin e rrezikshmërisë në punë dhe lidhur me punën.

9. Për çdo inspektim të kryer bëjnë procesverbalin me të cilin e pasqyrojnë gjendjen faktike, i evidentojnë shkeljet e bëra të dispozitave të caktuara dhe i japin punëdhënësit ose punonjësit aftin e caktuar për eliminimin e të metave të konstatuara.

10. Gjatë gjithë inspektimit inspektori i punës do të shoqërohet nga punëdhënësi ose përfaqësuesi i autorizuar prej tij. Përjashtim bëhet vetëm në rastet kur inspektori e parasheh që inspektimi nuk do të jetë efikas. Për inspektimin e kryer gjithsesi një kopje të procesverbalit ia japin punëdhënësit.

11. Procedura sipas ankesës.

Kundër vendimit të inspektorit të punës mund ti bëhet ankesë në afat prej 8 ditësh AEIP-së.

AEIP-ja është obliguar që në afat prej 60 ditëve të vendos sipas ankesës së ushtruar në vendimin e inspektorit të punës.

Kundër vendimit të AEIP-së mund të ngrihet kontesti administrativ në gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh.

Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.