Publication
Departments › Department of Social Policy and Families
Department of Social Welfare

Historiku

Departamenti Administrativ i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është themeluar me 3 Mars 2000. Ky departament ishte përgjegjës për menaxhimin e çështjeve të përgjithshme në lëmin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Kosovë. Me rregulloren 2001/19 mbi themelimin e IPVQ-ve,pra me krijimin e Qeverisë së Kosovës përgjegjësitë për këto fusha të veprimtarisë janë bartur në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS), si dhe përgjegjësitë për Çështje Sociale i janë kaluar Departamentit të Mirëqenies Sociale (DMS). Kështu që struktura e organizimit brenda DMS-së deri në Qershor 2004, ka qenë:



• Divizioni i Shërbimeve Sociale (DSHS)

• Divizioni i Pagesave të Mirëqenies Sociale (DPMS)

• Divizioni i Përkujdesjes Institucionale (DPI)

• Instituti i Politikës Sociale (IPS)

• Qendrat për Punë Sociale (QPS)

• Administrata Pensionale e Kosovës (APK)



DMS-ja që nga themelimi e deri me sot ka bashkëpunuar ngusht me partneret tjerë të veprimtarisë së ngjashme dhe të ndërlidhur si brenda Qeverisë së Kosovës, Institucioneve të UNMIK-ut me përfaqesitë diplomatike të vendeve të ndryshme në Kosovë si dhe me institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare, OJQ etj. Në muajin Korrik 2004 DMS-ja ka pasur një ndryshim në organizimin struktural. Kështu që nga përbërja e mëparshme e DMS-së kanë dalur dhe është mëvetësuar me Udhëzim Administrativ Nr.7/2003, themelimi i Departamentit të Administratës Pensionale dhe Udhëzimi Administrativ Nr.6/2003 të datës dhjetor 2003, është riorganizuar dhe themeluar Departamenti i Institutit të Politikës Sociale. Sa i përket strukturës organizative të DMS-së gjatë vitit 2005/2006 në bashkëpunim me MPMS dhe rekomandimet e kompanisë finlandeze STAKES, e cila në kuadër të Projektit ë Mbrojtjës Sociale në Kosovë, ka pasur për detyrë fuqizimin institucional të DMS-së, ka hartuar një organogram të ri, i cili është plotësuar në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.08/2005 mbi organizimin dhe përgjegjësitë e secilit Departament, Divizion dhe Sektorë brenda MPMS. Pas shumë diskutimeve dhe rekomandimeve nga këshilltar dhe ekspert të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar si dhe pas implementimit të disa rekomandimeve te raportit të rishikimit të MPMS-së nga projekti FRIDOM, Departamenti i Mirëqenies Sociale, tashmë është i përbërë prej këtyre divizioneve dhe monitoron punën e këtyre institucioneve:



• Divizioni i Analizave Buxhetore dhe Vlersimit të Varfërisë (DABV)

• Divizioni i Shërbimeve Sociale (DSHS)

• Divizioni i Ndihmave Sociale (DNS)

• Divizioni i Përkujdesjës Institucionale (DPI)

• Qendrat për Punë Sociale- QPS (35 QPS dhe 10 nënzyra) nëpër komuna

• Shtëpia e Përsonave të Moshuar dhe pa përkujdesje Familjare (SHPMPF)

• Instituti Special në Shtime (ISSH).



Misioni

Departamenti i Mirëqenies Sociale si mision ka angazhimet në zhvillimin e legjislacionit të ri, vendosjen e standardeve të duhura për shërbimet dhe mbrojtjen sociale, mbështetjen e gjerë dhe të qëndrueshme financiare të grupeve nevojtare, duke përfshirë kriteret legjitime dhe transparente. Misioni i DMS-së në të ardhmen vazhdon të mbetet realizimi dhe zhvillimi i politikave sociale dhe mbrojtja e kategorive të ndryshme të qytetarëve në nevojë si dhe:



- zhvillimi i shërbimeve sociale në harmoni më kërkesat e grupeve të ndryshme (fëmijët e braktisur, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e abuzimit të fëmijëve, rastet e të sëmurëve, gratë, njerëzit e moshuar, personat me aftësi të kufizuar, të kthyerit etj);

- zbatimi i ligjit të ndihmës sociale dhe modifikimi i kritereve për përfituesit e asistencës sociale, më qëllim që ndihma sociale të arrijë tek të varfrit;

- zhvillimi i infrastrukturës sociale dhe të strehimit të përkohshëm për grupe të ndryshme të dëmtuara në situata emergjente dhe rrjetin e shtëpive me bazë në komunitet për mbrojtje të fëmijëve,personat e moshuar dhe me aftësi të kufizuar;

- ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë banorët e Kosovës (me shërbime sociale, pagesa të ndryshme nëpërmjet Qendrave të Punës Sociale dhe komunave)pa ndonjë diskriminim;

- zhvillimi i rrjetit të teknologjisë informative, sistemit të komunikimit, monitorimit, transparencës, efektshmërisë dhe kontrollit më të mirë për pagesat sociale dhe mbrojtjen sociale;

- zhvillimi i administratës profesionale dhe personel të mjaftueshëm për të gjithë institucionet e DMS-së.



Qëllimi

Si qëllim kryesor i DMS-së është Zbutja e Varfërisë, Dhënia e Shërbimeve të Ndryshme Sociale dhe Përkujdesja Institucionale për Persona me Aftësi të Kufizuar dhe të Moshuar, për të gjithë banorët e Kosovës pa dallim etnie dhe besimi. Qëllimet kryesore të DMS-së do t’i prioritizonim në këtë renditje:



- përkrahja e grupeve të cenuara shoqërore, zbutja e varfërisë dhe ofrimi shërbimeve të ndryshme sociale për të gjithë banorët e Kosovës pa dallim gjinie, moshe, etnie dhe religjioni;

- dhënia e ndihmës për familjet në gjendje të vështirë materiale dhe shëndetësore, duke përcaktuar kriteret dhe shkallën e përfitimit të kësaj ndihme;

- hartimi i politikave të reja sociale, duke u bazuar në gjendjen e tanishme në Kosovë dhe standardet ndërkombëtare të mbrojtjes sociale;

- ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe hartimi i strategjisë, politikave, standardeve për shërbimet sociale në Kosovë;

- rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve profesionale, OJQ-ve dhe zyrave të ndryshme për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët;

- avancimi i shërbimeve dhe përkujdesja për personat e moshuar, fëmijët dhe personat me të meta mendore, duke u ofruar strehim dhe kushte të mira në institucionet siç janë; Shtëpia e Pleqve, Instituti Special në Shtime dhe disa Shtëpi të Komuniteteve etj;

- avancimi i sistemit të komunikimit përmes zhvillimit të TI dhe ngritja profesionale e stafit përmes trajnimeve të ndryshme, më qëllim të krijimit të një administrate profesionale dhe efikase.