Scope of the Department of Families of Martyrs, War Invalids and families of civilian victims (DFDIL)
Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve Invalidëve të Luftës dhe Familjeve të Viktimave Civile (DFDIL) është themeluar me Udhëzimin Administrativ Nr. 17/2004 për themelimin dhe fushëveprimin e Departamentit për Invalidët e Luftës, Familjet e Dëshmorëve dhe personat e tjerë që kontribuuan në luftën e UÇK-së.
Ky Departament ka filluar punën me 15.12.2005, fushëveprimi i përgjithshëm i të cilit është menaxhimi, koordinimi, mbikëqyrja dhe administrimi i pensioneve dhe beneficioneve si dhe të drejtave tjera te veçanta për personat, që me angazhimin e tyre, në çfarëdo forme, ndihmuan për lirinë e Kosovës, apo u viktimizuan për këtë çështje
.
Funksionimi – për administrimin efikas dhe ndarjen e mirëfilltë të aktiviteteve nga fushëveprimi i përcaktuar më lart, në kuadër të departamentit veprojnë dhe funksionojnë dy divizione, gjashtë sektor si dhe 7 zyre regjionale.
1. Divizioni I Skemës së pensioneve dhe beneficioneve dhe
2. Divizioni I Pagesave
Detyrat dhe përgjegjësitë nga fushëveprimi i DFDIL:
• Krijimi dhe zhvillimi i politikave aktive për një mirëqenie më të mirë të invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe personave tjerë që kontribuuan në luftën e fundit.
• Mbështetja institucionale për të gjitha kategoritë e popullatës që kontribuuan në luftën e UÇK-së .
•Koordinimi i punëve nga fushëveprimi i departamentit, në raport me mekanizmat qeveritar dhe joqeveritar që janë të ndërlidhura me këtë fushë.
• Administrimi, kontrollimi, monitorimi dhe menaxhimi i pensioneve të luftës dhe të drejtave tjera të veçanta për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, viktimave si dhe për familjet e të zhdukurve të luftës.
• Organizimi i punës së komisioneve mjekësore për caktimin dhe vlerësimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e UÇK-së dhe invalidët civil të luftës.
• Shqyrtimi dhe vendosja e lëndëve në shkallë të parë dhe sipas procedurës së ankesës në shkallë të dytë.
•Hulumtimi i mundësive për sigurimin e donacioneve në rast të mungesës së mjeteve buxhetore.
• Bashkërendimi dhe bashkëpunimi me departamentet tjera të MPMS-së veçanërisht me DAP-në.
• Koordinimi i veprimeve me pushtetin lokal përkitazi me përkujdesjen dhe ngritjen e mirëqenies së invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe personave tjerë që kontribuuan në luftën e UÇK-së.