Publication
Departments › Department of Labor and Employment
Department of Labor and Employment

Scope of the Department of Labor and Employment


Departamenti i Punës dhe Punësimit përmes institucioneve të veta është përgjegjës për:

• Formulimin e dokumenteve strategjike sektoriale nga fusha e punës dhe punësimit dhe aftësimeve,

• Dizajnon politikat e punësimit dhe aftësimeve në nivel të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,

• Dizajnon programe, projekte, zhvillon, monitoron, vlerëson dhe mbikëqyr dhe realizon politikat e punësimit dhe aftësimeve përmes institucioneve të saja pa kurrfarë diskriminimi;

• Realizon strategjitë e punësimit dhe të aftësimeve të aprovuara nga institucionet më të larta kompetente përmes shërbimeve publike të punësimit dhe aftësimeve në nivel të Kosovës,

• Siguron dhe ofron ndihmë, këshilla profesionale, teknike dhe bënë monitorimin e divizioneve lidhur me implementimin e politikave të punësimit dhe të aftësimeve në nivel të Kosovës,

• Nxitë bashkëpunimin brenda dhe jashtë Kosovës në zhvillimin e politikave të punësimit dhe aftësimeve,

• Ofron mbështetje në realizimin e planeve dhe programeve vjetore, mujore dhe javore në nivelin të punësimeve dhe trajnimeve në mënyrë që punët dhe detyrat e përcaktuara të realizohen me sukses,

• Ofron dhe siguron mbështetje që shërbimet që ofrohen të jenë të mundshme për tërë territorin e Kosovës pa kurrfarë dallimi,

• Angazhohet që të ketë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë dhe efektiv ndërmjet të gjithë faktorëve që kanë të bëjnë me sferën e punës dhe punësimit,

• Nxitë dhe zhvillon bashkëpunim me ndërmarrjet që kanë ndikim në zhvillimin e tregut të punës në nivel të Kosovës dhe jashtë sajë,

• Mban kontakte të rregullta me donatorë dhe bashkëpunon ngushtë për hartimin dhe realizimin e projekteve në lëmin e punës dhe punësimit;

• Nxitë dhe zhvillon bashkëpunimin e mirëfillte me partnerët socialë lidhur me veprimtarinë e përcaktuar sipas akteve juridike në fuqi, punësimit dhe aftësimeve profesionale,

• Kontrollon dhe monitoron punën e divizioneve të punës dhe punësimit dhe të divizioneve të aftësimeve profesionale si dhe ofron mbështetje dhe këshilla profesionale në realizimin e detyrave dhe funksioneve të tyre në nivel të Kosovës,

• Bënë propozime dhe rekomandime për rishikim, ndryshim, rifreskim të herëpashershëm të politikave të punësimit dhe aftësimeve,

• Harton dhe propozon buxhetin në nivel të Departamentit të Punës dhe Punësimit,

• Planifikon nevojat për burime njerëzore dhe bënë rekrutimin e personelit në nivel të Departamentit të Punës dhe Punësimit.