sq-ALen-UShr-HR
Lajmet e Fundit
Premtohen veprime konkrete për pensionistët e Kosovës by njomza

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e saj, Shaban Kajtazi dhe përfaqësues tjerë.

Gjatë takimit, ministri Reçica u njoftua gjerësisht rreth preokupimeve kryesore të pensionistëve, duke nënvizuar faktin se një reformë e përgjithshme në aspektin organizativ dhe ligjor do ishte fillim i mbarë për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar pensional.

Zëvendësministri Abdyl Ymeri priti drejtuesit e OVL të UÇK-së by njomza

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, priti sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Migjen Shala. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë të Organizatës së Veteranëve të Luftës me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri Reçica mori pjesë në takimin për IPA-n by jehona
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mori sot pjesë në takimin e nivelit politik të Instrumenteve të Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018- 2019. Në këtë takim u prezantuan projektet nga ministritë e ndryshme, të cilat do të jenë përfituese në vitin 2018 dhe 2019.
Ndahen 65 mijë euro për strehimoret e viktimave të trafikimit, të dhunës në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve by jehona
Është miratuar në Qeverinë e Kosovës propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për mbështetje të disa OJQ-ve, të cilat ofrojnë shërbime për strehim të viktimave të dhunës në familje, mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të trafikimit.
Propozim-vendimin e ka paraqitur në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i MPMS-së, Skender Reçica i cili tha se në mungesë të vazhdimit të mbështetjes së financimit nga donatorët dhe buxhetet e komunave, MPMS për këto OJQ ka ofruar mbështetje për financimin e 50% të shpenzimeve të ofrimit të këtyre shërbimeve nga 1 janar deri me 31 dhjetor 2017.

Miratohet propozimi i ministrit Reçica për rritje të Ndihmës Sociale për 20% by jehona
Pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20% dhe një propozim-vendim i tillë është paraqitur sot nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e qeverisë, ku dhe ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bazë të fushëveprimit dhe mandatit të saj, përveç kategorive tjera sociale ka për qëllim dhe objektivë mbështetjen e familjeve të varfra, përmes ofrimit të pagesës së Asistencës Sociale, për familjet që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë”, tha ministri Reçica.

Miratohet në Qeveri plani për punësimin e të rinjve by njomza

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve 2018-2020, plan ky ndërsektorial, hartimi i të cilit është udhëhequr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica prezantoi objektivat kryesore të planit që përfshijnë, rritjen e qasjes së të rinjve në tregun e punës, rritjen e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, harmonizimin e arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës dhe ofrimin e shërbimit të orientimit dhe këshillimit në karrierë, si dhe ngritjen e cilësisë së mësimit praktik në shkollë dhe praktikës profesionale jashtë shkollës.

Zëvendësministri Dukolli vizitoi Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit by njomza

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kan realizuar një vizitë pune në Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Gjatë këtyre takimeve të ndara, zëvendësministri Dukolli u njoh nga të pranishmit me punën që po bën ky organ ekzekutues.

FTESË PËR MEDIA by kaltrina
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica më datë 31 dhjetor, do të vizitojë banorët e Institutit Special në Shtime në ora 16:00, si dhe banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, në ora 17:00, me rastin e ndërrimit të moteve.


Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të përcjellin këtë aktivitet të ministrit, Skender Reçica.
KES i propozon Qeverisë pagën minimale 250€ by jehona

Për herë të parë që nga viti 2011,  sot është paraqitur propozimi nga Këshilli Ekonomiko Social (KES), për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj, në vlerë 250 euro. Në takimin e sotëm, njëherit të fundit për këtë vit të KES, të drejtuar nga ministri i i MPMS-së, Skender Reçica u bë shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Financa, Ekonomi dhe Privatizim, për rritjen e pagës minimale, bazuar në kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale. 

Ministri Reçica priti në takim drejtorin e OEK, Safet Gërxhaliu by jehona
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takimin e fundit për këtë vit,  drejtorin e  Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin korrekt mes OEK dhe MPMS-së në lidhje me adresimin dhe zhvillimin e politikave ekonomike, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Publikacije
Vesti › Objavljivanje Vesti
Usvojen je u Vladi Plan zapošljavanja mladih

Vlada Republike Kosova je na poslednjem sastanku usvojila Akcioni Plan za porast zapošljavanja mladih 2018-2020, ovaj međusektorski plan čiji je nacrt vodio Ministarstvo Rada i Socijalne Zaštite.

Ministar MRSZ-a Skender Rećica, predstavio je glavne ciljeve plana, uključujući i povećanje pristupa mladih na tržištu rada, povećanje zaposlenosti kroz razvoj preduzetništva, usklađivanje obrazovanja i stručnog osposobljavanja sa zahtevima tržišta rada i pružanje usluga savetovanja o karijeri, kao i poboljšanje kvaliteta praktične nastave u školi i stručne prakse van škole.

Kako je Plan Zapošljavanja Mladih predviđen i u Nacionalnom Planu za Sprovođenje Sporazuma o Stabilizaciji i Pridruživanju i i u Evropskoj Agendi, Ministar Rečica je rekao da to odobrenje otvara put Kosova prema evropskoj perspektivi.