Publikimet
Lajmet

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po ndërmerr veprime konkrete për zbatimin e ligjit që rregullon statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një shkrese i drejtohen kryetarëve të komunave të Kosovës, lidhur me obligimet dhe përgjegjësitë e komunave në implementimin e ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 



Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departementit të Pensioneve në MPMS z. Bahri Xhaferi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë z. Jovo Pajovič me bashkëpunëtorë, ku në fokus kishte bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.


Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, sot mori pjesë në përmbylljen e suksesshme të projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësië në rajonin ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi”. Projekti është bashkëfinancuar më BE-në dhe ka pasur për synim financimin e ideve më të mira të cilat krijojnë mundësi për vetëpunësimin e të rinjve nga rajoni i Dukagjinit.  


Opinion sqarues

shkurt 15, 2017 13:12

Lidhur me shkrimin e ‘Koha Ditore’, i datës 14.02.2017, me titull në ballinë: “Qeveria po e mban peng vendimin e Strasburgut për pensione”.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale monitoron me kujdes mbulimin medial të aktiviteteve të saj nga ana e mediave të shkruara dhe atyre elektronike, dhe në këtë aspekt ka trajtuar me kujdes edhe artikullin e Koha Ditore me titullin “Qeveria po e mban peng vendimin e Strasburgut për pensione”.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe udhëheqësja e Departamentit Ndërkombëtar të Agjencisë së Punësimit në Gjermani, Kea Decker, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë së Punësimit në Gjermani.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.,Arban Abrashi, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën Bavareze të Kompanive Ndërtuese (LBB) dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpinim Ndërkombëtar  (GIZ) në Munich të Gjermanisë. 



Lidhur me çështjen e përdorimit të kredit kartelës zyrtare të ish zëvendësministrit të MPMS-së, z. Qazim Rrahmani, sqarojmë opinioni se për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave.



Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë -Parandalimi i Migracionit dhe Stabilizimi” i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata 'Help – Hilfe zur Selbsthilfe' fillon me seancat informuese për qytetarët/mikrobizneset e interesuara për grante në qytetet: Pejë (60 grante), Prizren (40 grante), Novobërdë (30 grante), dhe Vushtrri (40 grante).


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Këshillit të Evropës të udhëhequr nga Nils Muižnieks, Komisioner për të Drejtat e Njeriut pranë këtij institucioni. Pas urimit të mirëseardhjes, ministri Abrashi ka njoftuar të pranishmit mbi aspektet kyçe të situatës sociale dhe ekonomike në Kosovë, standardet, shërbimet dhe politikat kryesore dhe zhvillimore që ofron MPMS-ja.





Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, është bërë konstituimi i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë. Ministri Abrashi uroj konstituimin e këtij këshilli dhe bëri të ditur se vendimi për themelimin e një organi të tillë, do të ketë rolin dhe funksionimin sa më të mirë në bërjen e politikave gjithpërfshirëse sa i përket fushëveprimtarisë në segmentin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Page 9 of 50First   Previous   4  5  6  7  8  [9]  10  11  12  13  Next   Last