Publikimet
Lajmet

Me një pjesëmarrje të partnerëve social, sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social. Takimi është hapur nga Ministri Abrashi, i cili ka prezantuar mbi çështjet me rëndësi jetike të politikës socio-ekonomike në vend, si dhe politikat sociale dhe zhvillimore që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e partnerëve social, në veçanti kanë vënë në diskutim zhvillimet dhe trendet në lidhje me marrëdhënien e punës në ndërmarrjet publike, mirëqenien sociale, ligjet që dalin nga Kuvendi i Kosovës dhe zbatimi i drejtë dhe efikas i tyre.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, sot ndau certifikata me licencë ndërkombëtare për 52 elektrosaldues, puna e të cilëve i shërben fuqizimit të sektorit të përpunimit të metalit në Kosovë.



Sot në Regjionin e Mitrovicës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, shpërndau 39 grante, në shumën prej 3.000 deri në 5.000 euro, për përfituesit e Programit të Vetëpunësimit.


FTESË PËR MEDIA

qershor 30, 2016 14:41

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arban Abrashi, merr pjesë në promovimin e  Programit të Vetëpunësimit në Mitrovicë.

 

Ky aktivitet mbahet të premten,  më 01 korrik 2016, në Arda Veri, Parku i Biznesit në Mitrovicë në ora 11:30

Të gjitha mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë aktivitet të ministrit Abrashi

 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron për vizitë në Sarajevë, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Punësim dhe Platformën e Çështjeve Sociale. Konferenca është organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe është përkrahur nga Drejtoria e Përgjithshme për Punësim dhe Çështje Sociale e Komisionit Evropian. Ministri Abrashi ishte pjesë e panelit të diskutimeve për nxitjen e punësimit të të rinjve.



Zëvendësminitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, sot ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e varfra të komunitetit RAE, në komunën e Ferizajt. Ai ka shtuar se këto familje janë në gjendje shumë të rëndë dhe kjo ndihmë modeste është e mirëseardhur në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi duke punuar që të përmirësojmë gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Ky donacion modest tregon se ne nuk i kemi harruar as anashkaluar edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mendojmë se këto ndihma do të lehtësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale”, është shprehur zv/ministri Rrahmani.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi i shoqëruar edhe nga ministri i shëndetësisë z. Imet Rrahmani kanë vizituar sot Shoqatën HANDIKOS, me rastin e donacionit prej 450 pajisjeve ndihmëse për lëvizje, si karroca, paterica si dhe pjesë të tjera që shërbejnë për riparimin e këtyre pajisjeve. 

Ministri Abrashi gjatë fjalimit të tij përmendi angazhimet për aprovimin e  Ligjit për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët në Kuvendin e Kosovës dhe informoj rreth procedurave të Ligjit mbi riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e  mirëqenies dhe krijimin e një pozite më të mirë për këta persona. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, sot përuroi përfundimin e punimeve në projektin “Rrethimi i varrezave” në fshatin Dubravë, komuna e Ferizajt. Në këtë ceremoni mori pjesë përfaqësuesi i Zyrës Evropiane, Kristof Stock dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa. 



Sot në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale u nënshkrua marrëveshja në mes të Ministrisë së Punës, Helvetas Swiss Cooperation Kosovo dhe GiZ-it për bashkëfinancim në ndërtimin e zyrës model të punësimit në Rahovec.

 

Zyra e  Punësimit në Rahovec do të jetë zyra e parë e këtij lloji e cila do të ketë standarde më të larta si për nga ndërtimi ashtu edhe për nga funksionaliteti ku do të ngërthejë vizionin e Agjencionit të Punësimit dhe shërbimeve të reja që do të ofrohen si shërbimet online për trajnimet e ofruara, vendet e lira të punës, shërbimet online për punëdhënësit dhe shërbime të tjera në dobi të qytetarit. 



Sot u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve në Kosovë. Muajin e kaluar Qeveria e Kosovës aprovoi vendimin për themelimin e këtij Komiteti i cili mbledhë rreth vetes një numër relevant institucionesh qeveritare dhe joqeveritare si dhe agjenci të pavarura. Takimi u udhëhoq nga kryetari i Komitetit, Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili theksoi se “si forum që mbledhë të gjitha institucionet përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve nga puna dhe punët e rënda, Komiteti është dëshmuar si një institucion i vlefshëm për bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional.”

Page 8 of 50First   Previous   3  4  5  6  7  [8]  9  10  11  12  Next   Last