Publikimet
Lajmet

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve 2018-2020, plan ky ndërsektorial, hartimi i të cilit është udhëhequr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica prezantoi objektivat kryesore të planit që përfshijnë, rritjen e qasjes së të rinjve në tregun e punës, rritjen e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, harmonizimin e arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës dhe ofrimin e shërbimit të orientimit dhe këshillimit në karrierë, si dhe ngritjen e cilësisë së mësimit praktik në shkollë dhe praktikës profesionale jashtë shkollës.



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kan realizuar një vizitë pune në Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Gjatë këtyre takimeve të ndara, zëvendësministri Dukolli u njoh nga të pranishmit me punën që po bën ky organ ekzekutues.


FTESË PËR MEDIA

dhjetor 30, 2017 11:54

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica më datë 31 dhjetor, do të vizitojë banorët e Institutit Special në Shtime në ora 16:00, si dhe banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, në ora 17:00, me rastin e ndërrimit të moteve.


Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të përcjellin këtë aktivitet të ministrit, Skender Reçica.



Për herë të parë që nga viti 2011,  sot është paraqitur propozimi nga Këshilli Ekonomiko Social (KES), për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj, në vlerë 250 euro. Në takimin e sotëm, njëherit të fundit për këtë vit të KES, të drejtuar nga ministri i i MPMS-së, Skender Reçica u bë shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Financa, Ekonomi dhe Privatizim, për rritjen e pagës minimale, bazuar në kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takimin e fundit për këtë vit,  drejtorin e  Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin korrekt mes OEK dhe MPMS-së në lidhje me adresimin dhe zhvillimin e politikave ekonomike, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.


Në kuadër të takimeve përmbyllëse për këtë vit, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në zyrën e tij kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahinin, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve dhe të arriturave kryesore për këtë vit.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, zhvilluan takimin e fundit për këtë vit gjatë të cilit u diskutuan disa nga zhvillimet dhe të arriturat kryesore përgjatë vitit 2017.


Sot Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përku8jdesje Familjare në Prishtinë, në vigjilje të festave të fundvitit, ka pranuar një donacion në vlerë prej 20 mijë eurove nga NLB Bank-a. I pranishëm me këtë rast ishe edhe zv/ministri i MPMS, z. Vesel Makolli, i cili tha se është kënaqësi të shihet se ky institucion po ndihmohet. “Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, ka mbajtur konferencën e fundvitit për media ku ka shpalosur të arriturat e deritashme të MPMS-së dhe ka shpalosur objektivat kryesore të kësaj ministrie për vitin e ardhshëm.

FTESË PËR MEDIE

dhjetor 26, 2017 13:36

Prishtinë, më 26 dhjetor 2017

 
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, nesër, më 27 dhjetor 2017, mban konferencën e fundvitit me gazetarë dhe mediet e vendit.
 
Konferenca mbahet në Hotel Sirius, në ora 12:30
 
Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të përcjellin konferencën e fundvitit të ministrit, Skender Reçica
                


Page 7 of 50First   Previous   2  3  4  5  6  [7]  8  9  10  11  Next   Last