Publikimet
Lajmet

Komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë do të fillojë trajtimin e aplikacioneve të para më 5 shkurt të këtij viti, ditë kur zyrtarisht fillon procesi i aplikimit. Një gjë e tillë është bërë e ditur sot gjatë lansimit të fillimit të procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ku morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë fjalës së tij tha se, qysh në ditët  e para të fillimit të  mandatit  është impenjuar për ta shtyrë përpara këtë proces shumë të rëndësishëm i cili po kurorëzohet me fillimin e trajtimit shtetërore ndaj kësaj kategorie. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar sot Shoqatën “Down Syndrome Kosova” në Prishtinë, me ç’rast ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shoqatës “Down Syndrome Kosova” lidhur me zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromën Down. Këto trajnime do mbahen në tri qendrat më të mëdha të aftësimit profesional në Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast, ministri Reçica tha se tanimë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, përmes qendrave të aftësimeve profesionale në këto tri komuna të Kosovës, të rinjëve të shoqatës “Down Syndrome Kosova”, do t’u krijohen mundësi për trajnime profesionale e më pastaj edhe punësime për nevojat e kësaj kategorie në shoqërinë tonë.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodmann. 
Temë diskutimi ishte mbikëqyrja dhe implementimi i skemës së asistencës sociale dhe mënyrave të bashkëpunimit  në mes të MPMS-së dhe Bankës Botërore. 

FTESË PËR MEDIA

janar 25, 2018 14:42

Prishtinë, më 25.01.2018


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, nesër, 26.01.2018,  ora 11:00,  do të vizitojë  Shoqatën “Down Sindrome Kosova”, në Prishtinë,   ku edhe do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes MPMS-së dhe kësaj shoqate. Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromin Down   në qendrat e aftësimit profesional në  Prishtinë,  Prizren dhe Mitrovicë.

Jeni të mirëseardhur për ta përcjellë këtë aktivitet të ministrit Reçica.

Me respekt ...



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar sot pagesat e pensioneve për tri kategori përfituese të skemës pensionale, për paraplegjik dhe tetrapelgjik, për pensionet familjare dhe ato invalidore të punës.

Këto skema pensionale nuk kanë qenë duke u zbatuar deri më tani edhe përkundër që legjislacioni për to ka qenë në fuqi nga fillimi i viti të kaluar.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e saj, Shaban Kajtazi dhe përfaqësues tjerë.

Gjatë takimit, ministri Reçica u njoftua gjerësisht rreth preokupimeve kryesore të pensionistëve, duke nënvizuar faktin se një reformë e përgjithshme në aspektin organizativ dhe ligjor do ishte fillim i mbarë për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar pensional.



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, priti sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Migjen Shala. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë të Organizatës së Veteranëve të Luftës me institucionet e Republikës së Kosovës.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mori sot pjesë në takimin e nivelit politik të Instrumenteve të Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018- 2019. Në këtë takim u prezantuan projektet nga ministritë e ndryshme, të cilat do të jenë përfituese në vitin 2018 dhe 2019.


Është miratuar në Qeverinë e Kosovës propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për mbështetje të disa OJQ-ve, të cilat ofrojnë shërbime për strehim të viktimave të dhunës në familje, mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të trafikimit.
Propozim-vendimin e ka paraqitur në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i MPMS-së, Skender Reçica i cili tha se në mungesë të vazhdimit të mbështetjes së financimit nga donatorët dhe buxhetet e komunave, MPMS për këto OJQ ka ofruar mbështetje për financimin e 50% të shpenzimeve të ofrimit të këtyre shërbimeve nga 1 janar deri me 31 dhjetor 2017.



Pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20% dhe një propozim-vendim i tillë është paraqitur sot nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e qeverisë, ku dhe ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bazë të fushëveprimit dhe mandatit të saj, përveç kategorive tjera sociale ka për qëllim dhe objektivë mbështetjen e familjeve të varfra, përmes ofrimit të pagesës së Asistencës Sociale, për familjet që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë”, tha ministri Reçica.


Page 6 of 50First   Previous   1  2  3  4  5  [6]  7  8  9  10  Next   Last