Publikimet
Lajmet

Një bashkëpunim mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Aleancës Kosovare të Biznesit ka rezultuar me publikimin e një raporti përmbledhës mbi hulumtimin dhe identifikimin e nevojave në tregun e punës. Ky është studimi i dytë i fushës së njëjtë që MPMS dhe AKB e realizojnë në bashkëpunim me njëra tjetrën ku ka për qëllim evidentimin e tregut të punës në mënyrë që hartimi i politikave të punësimit të jetë në harmoni me kërkesat e tregut të punës. 



Sot në ambientet e Hotelit “Victory”, është mbajtur  një konferencë përmbyllëse, në të cilën janë paraqitur rezultatet e projektit  “Mbështetja e BE-së për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, që është realizuar në kuadër të asistencës teknike të Bashkimit Evropian për Kosovën.



Zv/Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Fatmir Shurdhaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit për Politika Sociale,  z. Gafurr Podvorica, zhvilluan sot një takim me koordinatorët  e komiteteve lokale të veprimit të komunave të Kosovës, komitete këto që veprojnë në koordinim me MPMS për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve,  ku ndan certifikata për trajnuesit dhe koordinatorët e këtyre komiteteve, certifikata këto të licencuara nga Instituti i Politikave Sociale, i cili funksionon në kuadër të MPMS-së.


Njoftim për media

prill 12, 2012 15:04

Zv/Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Fatmir Shurdhaj zhvilloi sot një takim me z. Kalle Konkkola  , ish-deputet i Parlamentit Finlandez dhe ish kryetar i Organizatës Botërore të Aftësisë së Kufizuar, që tash udhëheq organizatën “Treshold” në vendin e tij.


Në këtë takim, zv. Ministri Shurdhaj e ka njoftuar z. Konkolla, i cili shoqërohej  nga drejtori i HANDIKOS-it në Kosovë, Afrim Maliqi, me te arriturat, vështirësitë dhe sfidat e MPMS-së, në misionin dhe angazhimet e bëra për të ndihmuar pos tjerash edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët u tha se duhet bërë edhe më shumë.




Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë pritur sot në një takim një delegacion austriak, konkretisht nënkryetarin e qytetit  Linz të Austrisë, z. Klaus Luger.



Zv/ Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdhaj, me bashkëpunëtorë, vizitoi komunën e Mamushës ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z.  Arif Bytyç.

Kryetari i komunës së Mamushës Arif  Bytyç, fillimisht njoftoi zv. Ministrin Shurdhaj me organizimin komunal, pasi  komuna e Mamushës është njëra ndër komunat e reja te formuara me procesin e decentralizimit,  ku  edhe në këtë komune funksionon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.


Sot, në ambientet e MPMS-së, Ministri i kësaj ministrie, z. Nenad Rasic, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë pritur në takim pune anëtarët e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale duke diskutuar  mbi zbatimin dhe funksionalitetin e Ligjit të Punës që nga hyrja në fuqi e këtij ligji e deri më tani. Me këtë rast, Ministri Rasic është shprehur se zbatimi i këtij ligji përkundër sfidave që ka, ka rezultuar tejet i kënaqshëm.



Një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që kryesohej nga zv/ministri i kësaj ministrie, z. Fatmir Shurdhaj, ku pjesë e këtij delegacioni ishin edhe ekspertë të çështjeve të punës dhe të sigurisë në punë, kanë vizituar trasenë e autostradës Vërmicë-Merdare, në Bajë të Malishevës.



Zëvendës ministri i  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Berat Luzha, i shoqëruar  nga këshilltari i ministrit, z.Fatmir Cakolli  priten  sot përfaqësuesit e Shoqatës: Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile në Kosovë.



Në një atmosferë festive, në prani të qytetarëve të shumtë, të strukturave komunale të Junikut, përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, IOM-it e mysafirëve tjerë, zëvendës ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdhaj, së bashku me kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kuqi, përfaqësues  të KE-së dhe përfaqësuesin e IOM-it, kanë prerë shiritin e inaugurimit të bibliotekës së Junikut, që i është dhënë emri i poetit të njohur shqiptar nga Juniku, Din Mehmeti.


Page 50 of 50First   Previous   41  42  43  44  45  46  47  48  49  [50]  Next   Last