Publikimet
Lajmet

Me pjesëmarrjen e kompletuar të partnerëve social është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-Social, hapjen e të cilës e bëri ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi, i cili prezantoi çështje me rëndësi jetike të politikës socio-ekonomike në vend, si dhe politikat sociale dhe zhvillimore që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.



09 dhjetor 2016- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhajn dhe sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqin.

Në këtë takim u bisedua për formimin e Komisionit Mjekësor për verifikimin e invalidëve të UÇK-së, si dhe vazhdimin e projektit për përkrahje me proteza për invalidët. Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ministri Abrashi dhe përfaqësuesit e invalidëve të UÇK-së u dakorduan që procesi i aplikimit të invalidëve të fillojë në fillimvitin e 2017-të. Ata u pajtuan gjithashtu që MPMS të vazhdojë edhe më tutje financimin e protezave për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Me ftesë të Odës Zejtare të Dortmundit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi dhe kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu po vizitojnë këtë institucion të rëndësishëm për fushën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite, ministri Abrashi diskutoi me përfaqësuesit e këtij institucioni për projektin "Akademia e Ndërmarrësisë", përmes të cilit Oda Zejtare e Dortmundit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, po bartin përvojen e ndërmarrësisë gjermane në Kosovë, e ku Ministria e Punës dhe Mirëqenies dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë janë anëtare të bordit drejtues.



Sot në Prishtinë është mbajtur takimi “Biznese me biznese”, në kuadër të projekteve të financuara nga grant skema për “Rritjen e punësimit të grupeve në nevojë”, ku pjesëmarrës ishin Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë z. Libor Chlad dhe dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu.

 

Kjo grant skemë e menaxhuar nga MPMS, është pjesë e një sërë masave të ndërrmarra nga ana e BE-së për integrimin e personave në nevojë në tregun e punës, duke iu ofruar atyre mundësi që të shëndërrohen në persona të vlerësuar të shoqërisë. Pra me këtë skemë të menaxhuar nga MPMS dhe të financuar nga BE-ja, është mundësuar që gratë, të rinjtë, pjesëtarë të grupeve minoritare dhe persona me aftësi të kufizuara të cilët janë të papunë, të shëndërrohen në ndërrmarrës të vetëpunësuar apo të punësohen duke vënë në pah aftësitë, pasionin, idetë dhe përkushtimin e tyre.



Zv.ministri  i MPMS-së, Qazim Rahmani,  ka pritur sot në një takim zv. ambasadorin e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Ibrahim Selem Humaid Alalawi.

Ai e ka falënderuar z. Alalawi për bashkëpunimin e mirë  mes Republikës së Kosovës dhe EBA-s, respektivisht për bashkëpunimin mes kësaj ambasade dhe MPMS-së në disa projekte humanitare  që janë  zhvilluar në të kaluarën për  familjet me gjendje të rëndë sociale të komuniteteve.


F T E S Ë P Ë R M E D I A

dhjetor 02, 2016 14:46

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  z.Arban Abrashi, më 05 dhjetor 2016, merr pjesë në hapjen e takimit B2B (Busines to Busines), që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i Grant - skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë” dhe bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës. 

Ky aktivitet i ministrit Abrashi, zhvillohet në në hotelin Sirius nga ora 10-12h






Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale priti sot në një takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Piero Cristoforo Sardi. Ambasadori Sardi duke u falënderuar për pritjen shprehi interesim për pikëpamjet e ministrit Abrashi rreth zhvillimeve në Kosovë.

Ai u interesua posaçërisht për raportin e progresit të KE-së, sfidat dhe të arriturat e tij, qasjen e Qeverisë së Kosovës për t’i adresuar ngecjet si dhe për zhvillimet rreth skemave pensionale për veteranët. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për grumbullim, klasifikim e paketim të materialeve të riciklueshme në kuadër të projektit: Establishing Economically Viable Collecting and Packaging Recyclable Waste Platform” të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe të implementuar nga Komuna e Vushtrrisë në partneritet me Iniciativën Prishtina REA, ku ishin të pranishëm, zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Libor Chlad nga Zyra  BE-së. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale po qëndron për vizitë në Tiranë.
Ministri Abrashi gjatë vizitës takoi Ministrin e Rinisë dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies  Socilae, Arban Abrashi, vizitoi sot Qendrën për Aftësime Profesionale në Prishtinë. Në këtë Qendër sot ka filluar trajnimi i mbi 25 vajzave dhe grave të reja në sektorin e tekstilit.

Në vazhdën e bashkëpunimit me Komunën e Bursës,  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht Qendra për Aftësime Profesionale është pajisur me makinerinë e nevojshjme për trajnimin e kandidatëve në sektorin e tekstilit, donacion ky në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë dhe Komunës së Bursës. 


Page 5 of 50First   Previous   1  2  3  4  [5]  6  7  8  9  10  Next   Last