Publikimet
Lajmet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, partnerë social, organizata të shoqërisë civile dhe politikanë nga Bashkimi Evropian, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor.


Prishtinë, më 16 mars 2018
Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, mbajti takimin e radhës. Këshilli sot ka raportuar për gjendjen e instituteve të mjekësisë së punës dhe rekomandimet që dolën, bazuar në të gjeturat nga vizita e fundit të këtyre institucioneve në Obiliq dhe Gjakovë.


Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen teknike të UNDP, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë nisur nga sot, 16 mars 2018. 

Ky Program do t’u ofroj punësim një vjeçar 120 të papunëve afatgjatë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës. Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50% të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën një vjeçare.

Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në ora 16:00.



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit, “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë”, programi në Kosovë.  Projekti do të implementohet nga OJQ, ‘Preda Plus’ në Kosovë.  Memorandumi u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, udhëheqësja e zyrës së ASB në Kosovë, Dafina Hoxha dhe drejtori  i zyrës së ‘Preda Plus’ në Kosovë, Fatos Raifi.



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli mori pjesë në konferencën e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim dhe në partneritet me USAID, me temën  “Zbatimi i obligimeve institucionale në përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara”.

Në fjalën e tij të rastit, zëvendësministri Makolli tha se Republika e Kosovës, duke respektuar parimet ndërkombëtare, përpos që ka garantuar me ligj të drejtat dhe liritë e qytetarit, ka bërë edhe politika të zhvillimit, të ndërtimit dhe avancimit të mirëqenies për të gjithë qytetarët e vet, duke respektuar normat dhe parimet juridike.


Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri  në Punë, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, së bashku me anëtarët e Këshillit vizituan sot Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. 

Në këtë vizitë me karakter njohës, zëvendësministri Dukolli dhe anëtarët e Këshillit janë pritur nga drejtori i Institutit në Obiliq, Dr. Rexhep Kaqurri dhe Dr. Luan Nagavci, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës tha se angazhimi i tij dhe i MPMS-së është që të jetë sa më pranë qytetarëve, përkushtim që tashmë po dëshmohet. Këto komente ministri i bëri gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku arsyetoi para deputetëve vendimin e Qeverisë për rritje për 20% të pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.


Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 2018-2022.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica theksoi se Strategjia Sektoriale ka për qëllim përmirësimin e politikave të shërbimeve publike në fushën e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe synon të udhëzojë dhe koordinojë veprimet për arritjen e objektivave zhvillimore të parapara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e që kanë të bëjnë me uljen e nivelit të papunësisë me fokus tek të rinjtë dhe gratë, ngritjen e aftësive profesionale të fuqisë punëtore, si dhe fusha tjera të rëndësishme.


Sot, në një ceremoni rasti në Bruksel, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurime Sociale me homologen e tij, Ministren e Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Dr. Maggie De Block.

Kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare për Sigurime Sociale,  nga e cila përfitojnë direkt qytetarët kosovar, që kanë punuar dhe vepruar në Mbretërinë e Belgjikës.

Me këtë rast, Ministri Reçica falënderoi Qeverinë Belge, veçanërisht Ministren De Block për përkushtimin e saj si dhe grupin e ekspertëve për punën e tyre të shkëlqyer.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot udhëton për në Belgjikë, ku nesër do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.

Page 4 of 50First   Previous   1  2  3  [4]  5  6  7  8  9  10  Next   Last