Publikimet
Lajmet

FTESË PËR MEDIE

nëntor 15, 2017 18:53

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Ftoheni që të përcillni takimin konstituiv të Këshillit Ekonomiko Social, (vetëm pamje).
 
Takimi mbahet nesër më 16 nëntor 2017, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 15:00, salla P-37


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, priti sot në një takim znj. Emily Kenney, analiste e politikave në Sektorin për Drejtësi Tranzicionale, Paqe dhe Siguri, në Organizatën Ndërkombëtare “UN Women”, si dhe përfaqësues tjerë të kësaj organizate. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Reçica priti sot në një takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Avni Ajdini, me dy nënkryetarët e saj. Gjatë këtij takimi ministri Reçica dhe kryetari i BSPK-së z. Ajdini u dakorduan për bashkëpunim dhe ngritje të temave me interes për qytetarët dhe punëtorët në veçanti.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale  z. Skender Reçica dhe Ministri i Arsimit  Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi, sot në një ceremoni rasti, kanë nënshkruar marrëveshjen e kooperimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit). Kjo marrëveshje bashkëpunimi thellon edhe më tej përkushtimin e MPMS për të bashkëpunuar me MASHT dhe GIZ për projektin e përbashkët YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësitë ).

FTESË PËR MEDIA

nëntor 10, 2017 10:07

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë (MAShT), Z. Shyqiri Bytyqi, zyrtarisht do të lansojnë nesër me datë 10.11.2017 projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit - GIZ GmbH.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica priti sot në një takim Ministren e Shtetit  për Punë, Social, Familje dhe Integrim, e Landit të Bavarisë, Gjermani znj. Emilia Müller, me bashkëpunëtorë.  Ministri Reçica falënderoi Ministren Müller për mbështetjen që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe posaçërisht mbështetjen për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me projekte të qarta në zvogëlimin e papunësisë, aftësimin profesional të të rinjve etj. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, priti sot në një takim informues drejtorin regjional të GIZ z. James Macbeth Forbes  me bashkëpunëtorë. Ministri Reçica informoi të pranishmit lidhur me sfidat dhe problemet që ka hasur MPMS dhe prioritetet e Ministrisë për zgjidhjen e këtyre sfidave. Ai me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen që kanë dhënë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ministri Reçica informoi Komisionin Parlamentar për sfidat, të cilat është duke u ballafaquar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet e Ministrisë për të zgjidhur këto sfida. 




Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica priti sot në një takim njoftues shefin e zyrës së UNICEF në Kosovë z. Brandão Có. Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi z. Có për bashkëpunimin dhe mbështetjen e UNICEF dhënë Qeverisë së Kosovës, posaçërisht MPMS. 



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës,  dhe Shoqata e Ndërtuesve të Landit të Bavarisë, me mbështetje nga GIZ (Bashkëpunimi Gjerman Ndërkombëtar GmbH/GIZ në Kosovë), bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, lansojnë sot shpalljen e dytë për aplikim për përzgjedhjen e 25 kandidatëve të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç, për arsim dhe aftësim profesional në Bavari, Gjermani, në fushën e ndërtimit, në profesionet e ndërtimit mbi tokë, nën tokë dhe meremetim.

 



Page 3 of 50First   Previous   1  2  [3]  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last