Publikimet
Lajmet

FTESË PËR MEDIA

prill 10, 2018 14:12

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ju fton të merrni pjesë në Konferencën për Lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022, si dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve.

Konferenca mbahet të mërkurën, 11 prill 2018 nga ora 10:00 në Ndërtesën e Qeverisë, Kati Përdhesë, Salla P38.

Në konferencë do të marrë pjesë Ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur agjendën e konferencës.

Me Respekt,
Zyra për Komunikim Publik



Përgjatë dy javëve rresht, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me qëllim të promovimit të aftësimit dhe riaftësimit profesional, ka vizituar shtatë Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Gjatë vizitave në këto qendra aftësuese, ministri Reçica takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, madje disa me studime universitare dhe pasuniversitare të përfunduara, të cilët kanë ndjekur dhe po ndjekin kurse të aftësimit në profesione të ndryshme.



Në javën e promovimit të aftësimit profesional, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi edhe Qendrat e Aftësimit Profesional(QAP) në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ku takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, që po ndjekin kurse të aftësimit në këto qendra.

Në Prizren, ministri takoi edhe të certifikuarën, Natyra Muhameti e cila ka përfunduar trajnimin në rrobaqepësi dhe vetëpunësim, si dhe ka hapur biznesin e saj privat.

Tutje, ministri vizitoi QAP në Gjakovë dhe Pejë, ku pa nga afër punën që po bëhet në këto qendra aftësuese. Në Pejë, ministri takoi Blerim Zekajn, i certifikuar në zdrukthëtari dhe ka hapur biznesin e tij ndërkaq në Pejë, takoi Krenare Gorancin e certifikuar në profesionin floktari e cila po ashtu ka hapur biznesin e saj.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, me të cilën diskutuan për një varg çështjes të rëndësishme. Ministri Reçica dhe ambasadorja Kapitanović biseduan rreth thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve, në fusha të caktuara relevante.


Në kuadër të vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi edhe qendrat në Gjilan dhe Ferizaj, ku pa nga afër shumë të rinj e të reja duke ndjekur kurse të aftësimit në fusha të ndryshme, si: zdrukthëtari, administrim biznesi, saldim, dizajn, hotelieri, etj. Përfaqësuesit e të dy qendrave falënderuan ministrin për vizitën dhe interesimin që po tregon në promovimin dhe fuqizimin e qendrave të aftësimit dhe riaftësimit profesional.



Në kuadër të promovimit të masave aktive të tregut të punës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë dhe Mitrovicë, në të cilat ofrohen shërbime të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Në QAP në Prishtinë, ministri takoi të rinj dhe të reja, ndër ta disa me studime pasuniversitare të përfunduara që aktualisht janë duke ndjekur trajnim.



Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Sofje z. Shpend Kallaba u prit sot në takim nga homologu i tij bullgar, Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Biser Petkov.

Ministri Reçica falënderoi ministrin Petkov për mbështetjen e shtetit bullgar dhënë Republikës së Kosovës, duke thënë se Bullgaria është një ndër shtetet i cili qysh në fillim e ka njohur Kosovën dhe vazhdimisht e ka përkrahur në aspektin e zhvillimit dhe procesin e integrimit.


Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Çerkin Dukolli mori pjesë në takimin e përbashkët në mes partnerëve social të përbërë nga punëdhënës, punëmarrës dhe përfaqësues zyrtarë nga Qeveria e Kosovës me temën “Tryezë për Siguri dhe Shëndetin në Punë”, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK.
 
Qëllimi i kësaj tryeze ishte koordinimi i mirëfilltë në mes partnerëve social si dhe ndërrmarrja e hapave në shtytjen dhe inicimin e shtetit drejt implementimit të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, i miratuar qysh më herët.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, partnerë social, organizata të shoqërisë civile dhe politikanë nga Bashkimi Evropian, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor.


Prishtinë, më 16 mars 2018
Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, mbajti takimin e radhës. Këshilli sot ka raportuar për gjendjen e instituteve të mjekësisë së punës dhe rekomandimet që dolën, bazuar në të gjeturat nga vizita e fundit të këtyre institucioneve në Obiliq dhe Gjakovë.

Page 2 of 50First   Previous   1  [2]  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last