Publikimet
Lajmet

Zëvendësminstri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, vizitoi sot familjen e Bashkim Behlulit në Podujevë.

Familja 12 anëtarëshe, e cila jeton në kushte shumë të rënda, mbrëmë i është djegur shtëpia. Kryefamiljari Behluli është i paaftë për punë dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga pensioni invalidor, i cili sipas tij është i pamajftueshëm për të mbijetuar.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në takim Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe  Enver Krasniqi, sekretar i shoqatës.

Gjatë këtij takimi ministri Abrashi dhe z. Shurdhaj, biseduan lidhur me punën dhe nevojat e shoqatës për vitin 2017, përkatësisht për punën e Komisionit për veteranët invalidë nga të gjitha zonat e Kosovës  dhe vazhdimin e implementimit të projektit për protezat e invalidëve të luftës, i aprovuar në fundvitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.



Përmes këtij njoftimi  njoftohen të gjithë OJQ-të e licencuara për shërbime sociale dhe familjare  se afati për dorëzimin e projektpropozimeve për shërbime sociale nga shpallja e datës 16.01.2017, shtyhet deri me datën 03.02.2017 në ora 16.00.


Në një konferencë të organizuar sot nga Inspektorati i Punës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është raportuar mbi gjendjen e punëtorëve në tërësi të sektorit publik dhe atij privat. Kryeinspektori i IP z. Basri Ibrahimi në raportimin e tij ka bërë publike inspektimet e vitit 2016 si dhe ka shpalosur planin e punës për vitin 2017. Ai është shprehur se përkundër progresit të arritur gjatë vitit 2016, ende gjendja e të drejtave të punëtorëve, përfshirë këtu respektimin e kontratave të punës, mospagesa me kohë, oraret e tejzgjatura ishin ndër të gjeturat kryesore, veçanarisht tek sektori privat.


Ministri Abrashi dhe z. Atsuki Takahashi vizituan Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit.

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dje dhe sot ka zhvilluar  takime pune me z. Atsuki Takahashi, zyrtar për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


FTESË PËR MEDIA

janar 25, 2017 09:54

Inspektorati i Punës (IP) të enjëtën , më 26.01.2017, duke filluar në orën 10:00, në sallën e takimeve të MPMS-së, Rruga e UÇK-së, Nr. 1, do të mbajë një konferencë për media ku do të raportoj rreth punës së Inspektoratit të Punës për vitin 2016 si dhe Planin e Punës për vitin 2017.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot është pritur nga u.d. i kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Ata diskutuan për mbarëvajtjen e aksionit të MPMS- së për shpërndarjen e pakove me veshmbathje për familjet në asistencë sociale, ku përfitues i kësaj ndihme modeste janë 120 familje nga  komuna e Skenderajt. 



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bëmirëse të Kosovës “Nënë Tereza”, kanë vazhduar edhe sot aksionin  për shpërndarjen e pakove me veshmbathje për familjet në asistencë sociale. 



Prishtinë, më 16 janar 2017

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqennies Sociale, znj Rita Hajzeraj-Beqaj, sot ka thirrur në një takim konsultativ dhe informues, Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Kryetarja e KKSSHP, zëvendësmiinistrja e MPMS-së, znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, në këtë takim i njoftoi të pranishmit me mandatin dhe rëndësinë e këtij Këshilli, për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. 



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot ka shpërndarë certifikatat e trajnimit për 25 rrobaqepëse të cilat janë kualifikuar në fushën e tekstilit, në kuadër të një marrëveshje të arritur vitin e kaluar mes MPMS-së dhe Qendrës për Aftësime Profesionale ‘BUSMEK’, nga Bursa e Turqisë.


Page 10 of 50First   Previous   5  6  7  8  9  [10]  11  12  13  14  Next   Last