Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Komuna e Graqanicës bëhet me objekt të ri QPS-së
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, në prani të qytetarëve të shumtë të Komunës së Graqanicës dhe të strukturave udhëheqëse të kësaj komune, sot solemnisht, së bashku me kryetarin e KK të Graqanicës, Bojan Stojanoviq, ka bërë përurimin e objektit të ri të Qendrës për Punë Sociale në Llaplle Sello.

Në këtë objekt, përveç punëtorëve të QPS të komunës së Graqanisës,  përkohësisht do të vendosen edhe punëtorët e Administratës Pensionale  dhe ata të Punës dhe Punësimit.

Me këtë rast ministri Rashiq është  shprehur se ky objekt ofron shërbime për qytetarët e komunës së  Graqanisës dhe ofron mundësi për shërbime më cilësore, për qytetarët në  nevojë. Rashiq u bëri thirrje sidomos të papunëve që të paraqiten në  këto zyre për t’u identifikuar dhe për të përfituar nga shërbimet që  ofron MPMS-ja.

Ndërsa kryetari i KK të Graqanicës, Baojan  Stojanoviq, ka falënderuar MPMS për përkrahjen dhe mbështetjen që i ka  dhënë komunës së Graqanicës, ku në kuadër të kësaj përkrahjeje është  edhe ky objekt.

Aktualisht në këtë komunë ndihma sociale përfitojnë  rreth 130 familje, që gravitojnë nga fshatrat që më parë i takonin  komunës së F. Kosovës, Lipjanit dhe Prishtinës, kurse tash me themelimin  e Komunës së Graqanicës, dhe pas procesit të decentralizimit të  shërbimeve dhe ndihmave sociale nëpër komuna këto shërbime   kalojnë në  kompetencë të kësaj komune.

Donator  për ndërtimin e këtij  objekti ka qenë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse vlera e  projektit ka qenë rreth 150 mijë euro.