Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve

Të nderuar përfaqësues të medieve,


8 qershor (e premte), ora 10:00, bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender REÇICA dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert LEBET. Marrëveshja nënshkruhet në Kabinetin e Ministrit të MPMS-së.

SQARIM: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndërruar lokacion. Tani ndodhemi në rrugën, “Mis Edit Durham”, Nr. 46, afër Hotelit “Grand”.

Ftoheni që ta përcillni këtë ceremoni!

Me respekt,

Zyra për Komunikim me Publikun