Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
MPMS, MBPZHR dhe Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për punësim sezonal

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, MBPZHR dhe Komuna e Malishevës kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për punësimin sezonal të 40 punëkërkuesve në sektorin e pylltarisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i programit për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve në aktivitete silvikulturore, rrallime paratregtare, pastrime, krasitje,  mirëmbajtjen e objekteve të pyllëzuara dhe zëvendësimin e fidanëve të dështuara. Në kuadër të punëve dhe aktiviteteve, përfituesit e këtij programi do punojnë në  hapje shtigjesh pyjore, si dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Projekti i trajtimeve silvikulturore, do të angazhojë 40 punëkërkues në një periudhë gjashtëmujore dhe do të ndikojë sadopak në mirëqenien e këtyre familjeve. Ky projekt do të realizohet në zonën e Kleçkës, Komuna e Malishevës dhe në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësin e Zyrës së Punësimit.