Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth gjendjes aktuale sa i përket angazhimeve dhe planeve të MPMS-së, në fushat përkatëse.

Ministri Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e saj më të rëndësishme.

Nga ana tjetër, ambasadori Fayez Mishari Al Jassim falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe takimin konstruktiv dhe ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

Ministri Reçica dhe Ambasadori Fayez Mishari Al Jassim u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështjet prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi.