Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
 Zëvendësministri Dukolli vizitoi institutet e mjekësisë së punës në Obiliq dhe Gjakovë
Prishtinë, më 02 mars 2018

Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri  në Punë, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, së bashku me anëtarët e Këshillit vizituan sot Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

Në këtë vizitë me karakter njohës, zëvendësministri Dukolli dhe anëtarët e Këshillit janë pritur nga drejtori i Institutit në Obiliq, Dr. Rexhep Kaqurri dhe Dr. Luan Nagavci, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

Zëvendësministri Dukolli, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë, si dhe anëtarët e Këshillit,  u njoftuan nga afër me punën, kushtet dhe shërbimet që ofrojnë institutet e mjekësisë së punës në Obiliq dhe Gjakovë. Anëtarët e Këshillit u ndanë të kënaqur me punën dhe produktet që këto dy institute ofrojnë për qytetarët. Me këtë rast ai tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë çdo herë afër dhe e gatshme që të ndihmojë këto institucione, të cilat janë shumë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve të specializuara për të punësuarit e sektorit publik dhe atij privat.

Drejtuesit e këtyre instituteve, Dr. Kaqurri dhe Dr. Nagavci falënderuan zëvendësministrin Dukolli dhe anëtarët e Këshillit për Shëndet dhe Siguri në Punë për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahjen institucionale për institucionet e mjekësisë së punës.