Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Reagimi i ministrit Reçica për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri tha se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut.

“Ne, si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, ka shtuar ministri Reçica.