Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Zëvendësministri Dukolli vizitoi Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kan realizuar një vizitë pune në Inspektoratin e Punës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Gjatë këtyre takimeve të ndara, zëvendësministri Dukolli u njoh nga të pranishmit me punën që po bën ky organ ekzekutues.

Vizita e Dukollit ishte e fokusuar tek mbikëqyrja dhe implementimi i Ligjit të Punës, Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe tema tjera të ndërlidhura me sferën e punës dhe shëndetit në punë. Ato që u diskutuan me interes të veçantë ishin respketimi i të drejtave të punëtorëve, kontratat e punës, siguria në punë, si dhe çështje tjera relevante.

Zëvendësministri, në emër të MPMS-së, ofroj mbështetjen e plotë në koordinimin e mirëfilltë të punëve sa i përket objektivave dhe prioriteteve që ka Inspektorati i Punës.