Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri Reçica zhvilloi takim me kryetarin e AKB-së, Agim Shahinin
Në kuadër të takimeve përmbyllëse për këtë vit, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në zyrën e tij kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahinin, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve dhe të arriturave kryesore për këtë vit.

Ministri Reçica falënderoi kryetarin e AKB-së për bashkëpunimin e mirëfilltë me MPMS-në dhe shtoi se është e nevojshme që një bashkëpunim i tillë të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Ministri Reçica dhe kryetari Shahini diskutuan edhe rreth detajeve të nevojshme për mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomiko Social (KES), njëherit i fundit për këtë vit, i cili mbahet sot në ora 15:00.