Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri z. Reçica priti në takim Ministren e Shtetit  për Punë Sociale, Familje dhe Integrim, e Landit të Bavarisë, Gjermani znj. Emilia Müller
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica priti sot në një takim Ministren e Shtetit  për Punë, Social, Familje dhe Integrim, e Landit të Bavarisë, Gjermani znj. Emilia Müller, me bashkëpunëtorë.  Ministri Reçica falënderoi Ministren Müller për mbështetjen që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe posaçërisht mbështetjen për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me projekte të qarta në zvogëlimin e papunësisë, aftësimin profesional të të rinjve etj. 

Znj. Müller falënderoi Ministrin Reçica për mikpritjen dhe për detyrën e re. Ajo theksoi se shteti i Gjermanisë do të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe inkurajoi Ministrin Reçica që të mbështesë projektet, të cilat i ofron shteti Gjerman për Kosovës. Ministri Müller sqaroi përvojën e shtetit Gjerman lidhur me Aftësimin Profesional të të rinjve dhe sistemin Dual të Shkollimit. Ministri Reçica e njoftoi Ministren Müller për programin qeverisës si dhe për aktivitet që do të ndërmerr MPMS lidhur me punësimin e të rinjve, koordinimin me MASHT lidhur Arsimin Profesional të të rinjve, si dhe këshillimin e të rinjve për orientim në karrierë. 

Znj. Müller e përgëzoi Ministrin Reçica për punën e tij dhe me këtë rast e ftoi për një vizitë zyrtare në Gjermani për t’u njoftuar nga afër me praktikat e shtetit Gjerman, lidhur me punësimin e të rinjve dhe aftësimin profesional të tyre. Ministri Reçica edhe një herë falënderoi znj. Müller për mbështetjen e Gjermanisë dhe të sajin, me qëllimin të zhvillimit të Kosovës dhe punësimit të të rinjve.