Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri i MPMS-së z. Skender Reçica takon shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova me bashkëpunëtorë. Shefja e BE-së znj. Apostolova, e uroi ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar sukses. Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga vendet e BE-se, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë. 

Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Shefen e BE-se Nataliya Apostolova për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus përmirësimin e kapaciteteve institucionale, zgjerimin e masave aktive të tregut të punës, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, rritjen e punësimit, me fokus të veçantë të rinjtë dhe gratë, si dhe marrëveshje për sigurinë sociale të cilat ju lehtësojnë qytetarëve qasjen në pensione. 

Me theks të veçantë u diskutua Agjenda Evropiane e Kosovës, detyrat dhe obligimet të cilat dalin për MPMS-në. Ministri Reçica shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e MPMS ndaj Agjendës Evropiane dhe siguroj znj. Apostolova, se tashmë Agjenda Evropiane është prioritet i MPMS-së. 

Zonja Apostolova duke uruar për përkushtimin e z. Reçica, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për përmbushjen obligimeve nga MPMS. Ministri Reçica u dakordua se nevojitet një mbështetje nga BE-ja dhe theksoi se do të jetë i gatshëm të shtyjë Agjendën Evropiane përpara.