Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri i MPMS-së z. Skender Reçica takon Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozin. Ministri Reçica falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhënë Kosovës, njëherit edhe ambasadori Minxhozi e uroi Ministrin Reçica, për përgjegjësitë e marra. 

Gjatë këtij takimi në fokus të veçantë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e MPMS-së.

Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit.