Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri i MPMS-së z. Reçica takon kryetaren e Organizatës Joqeveritare, “Thirrjet e nënave”, znj. Nesrete Kumnova.
Ministri i Punës dhe  Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica, priti sot në takim, kryetaren e Organizatës Joqeveritare, “Thirrjet e nënave”, znj. Nesrete Kumnova.

Gjatë këtij takimi, z.Reçica, tregoi kujdes të veçant dhe u zotua se do t’i ofroj përkrahje dhe ndihmë të vazhdueshme në misionin e saj, drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, gjithnjë pa lënë me një anë familjet tyre, për të cilat, kjo akoma mbetet një plagë e hapur.

 Ministri Reçica premtoi se kjo çështje do të trajtohet drejt dhe  nuk do të mungojë kujdesi për ato familje.

Znj.Nesrete Kumnova e njoftoi Ministrin Reçica me aktivitetet dhe vështirësitë e Organizatës “Thirrjet e Nënave” dhe njëkohësisht falënderoi Ministrin për angazhimin e tij.