Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
MPMS nuk ndalet, nënshkruan marrëveshje për punësim me Fondacionin Besa dhe GIZ-in gjerman

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi nënshkroi sot Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale/Agjensia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Fondacionit Besa - Munchen dhe Shoqërisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH/GIZ në Kosovë.

Kjo Marrëveshje synon të përmirësojë mundësitë e migrimit qarkor dhe lëvizshmërisë për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional që pastaj të kontribuohet në investime më të mëdha nga diaspora në Kosovë. Në të njëjtën kohë, hapet mundësia për të rinjë nga Kosova, për të filluar arsim dhe aftësim profesional në sistemin dual 3-vjeçar në Gjermani.

Aplikantët duhet të jenë të moshës 18 deri 25 vjeç, me njohuri të mira të gjermanishtes dhe duhet të regjistrohen ose të jenë paraprakisht të regjistruar si punëkërues pranë zyrave të Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës në kuadër të MPMS-së, të plotësojnë aplikacionet që shkarkohen në faqet e internetit të Agjencisë Federale Gjermane të Punës, në adresën https://berufenet.arbeitsagentur.de, të bashkëngjesin formularin që mirret tek tek Zyrat e Punësimit, Qendra e Shërbimeve të Migrantëve ose tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë/DIMAK në Prishtinë), CV-në dhe letrën e motivimit nga data 02.06.2017 deri 14.06.2017.

Marrëveshje si kjo i hapin mundësi punësimit të të rinjve dhe e thellojnë bashkëpunimin për interesin e përbashkët