Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve

Prishtinë, më 31 mars 2017

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in si dhe Shoqatën e Tekstilit kanë filluar implementimin e projektit të trajnimit në punë, nga i cili projekt do të përfitojnë një numër i madh i punëkërkuesve dhe të papunëve të rinj, të cilët do të ndërmjetësohen në kompani dhe biznese nga fusha e tekstilit.

Projekti do të bashkëfinancohet nga MPMS, GIZ-i, si dhe kompanitë apo bizneset të cilat do të marrin praktikantë. Projekti do të krijojë mundësi punësimi për punëkërkues të rinj të cilët nuk janë të kualifikuar për tregun e punës ose kanë nevojë për përkrahje për punësim. MPMS do të vazhdojë me projekte të tilla, andaj inkurajojmë dhe ftojmë punëkërkuesit e rinj si dhe bizneset e sektorëve të ndryshëm të bashkëpunojnë me Zyrat e Punësimit.