Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari

Prishtinë, më 20 mars 2017

Ministri  i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka prezantuar sot Lidhjen e Pensionistëve, Udhëzimin Administrativ për pension invalidor të punës. Me këtë rast ai i njoftoi ata me procedurat për pensionin familjar.

Prej sot, aplikacionet mund të merren në të gjitha zyrat pensionale, ndërsa nga e hëna e ardhshme, më 27 maras 2017, mund të aplikohet ligjërisht për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional.

“Këto dy skema të reja pensionale do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Po ashtu do të lehtësojnë proceset e punës dhe do të na ofrojnë edhe një hap para në avancimin e reformës pensionale” , ka thënë ministri Abrashi.