Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes MPMS-së, Komunës së Istogut dhe Caritas Kosova

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me Kryetarin e Komunës së Istogut z. Haki Rugovën dhe përfaqësuesin nga Caritas Kosova, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (homecare) për vitin 2017” në Komunën e Istogut.

Projekti në fjalë do të realizohet në institucionet ekzistuese shëndetësore të Komunës së Istogut që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Istogut. Aktivitetet që do të përfshihen në këtë projekt do të jenë: shërbimi shëndetësor ambulantor, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Istogut dhe zonave rurale të kësaj komune si dhe programet sociale dhe shëndetësore.

Pas Marrëveshjes me Komunën e Istogut dhe Podujevës, MPMS, do të përkrahë edhe Komunat e tjera ku përfshihen Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Vitia, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Drenasi dhe Fushë Kosova.