Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi  me OJQ-në - IRW

Prishtinë, më 09 mars 2017

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ-në, Islamic Relief Worldwide, për bashkëpunim reciprok me MPMS-në, në implementimin e projekteve të ndryshme humanitare.

Memorandumi parasheh bashkëpunimin ndërmjet IRW dhe MPMS-së në projektet humanitare, përkrahjen e familjeve skamnore, atyre  në asistencë sociale, si dhe  komunitetet dhe të kthyerit, të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Të dy palët u dakorduan për bashkimin e fondeve dhe mjeteve tjera, si dhe në kërkimin e  fondeve lokale dhe  ndërkombëtare, për implementimin e përbashkët të projekteve humanitare, me përkushtim të veçantë përkrahjen e familjeve të varfra, duke u fokusuar në strehim, edukim, shëndetësi, përkrahjen e jetimëve, si dhe ngritjen e kapaciteteve lokale.