Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve
Ministri i MPMS. z. Rashiq priti përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Ministri z. Nenad Rashiq me bashkëpunëtorët e tij priti në një takim pune përfaqësuesit nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga z. Shaban Kajtazi.

Çështje kryesore për diskutim në këtë takim ishte miratimi i Ligjit për Skema  Pensionale të Financuara nga Shteti, ku Ministri Rashiq tha se ka gatishmëri politike për zgjidhjen e problemeve të pensionistëve dhe për këtë apeloi për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji, në mënyrë që të bëhet edhe kategorizimi, i cili është i domosdoshëm.

Z. Shaban Kajtazi,  Kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës tha se për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji ua kemi dërguar një letër deputeteve në Kuvendin e  Kosovës. Gjithashtu, ai u shpreh se çështje tjetër me rëndësi është kthimi i pensioneve nga Serbia, për të cilën mendon se është mirë të futet si çështje në dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të ketë ngritje të pensioneve.

Z. Kajtazi mendon se të gjitha këto mund të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe jo me protesta.

Ndërsa, për sa i përket rritjes së pensioneve, Ministri Rashiq u shpreh se nuk varet nga ministria të cilën ai udhëheq, por në konsensus të spektrit të gjerë politik në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.